Këmbësori ndërron jetë në spital, arrestohet drejtuesi i automjetit

212
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin 21 vjeçar të automjetit që ditën e sotme aksidentoi një 62 vjeçar që ndërroi jetë më pas në spital.

Durrës/Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.