KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

197
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 17.06.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 17.06.2021

1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit {…}.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtarit Asim Vokshi.

3. Shqyrtim i projektvendimit Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit Asim Vokshi, për vitin 2019.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim të gjyqtarit z. Sami Ujkashi”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

5. Shqyrtimi i projektvendimit Për caktimin e tre anëtarëve në bordin drejtues të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë”. (shtyrë nga mbledhja e datës 18.03.2021)

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të  gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

7.Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares Rrezarta (Aliu) Paja në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Genti Dokollari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares Diamela Goxha në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.