Katër kilogramë kanabis në banesë, e pëson 32 vjeçari në Tiranë

226
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në pranga ka rënë poseduesi dhe shpërndarësi i drogës, 32-vjeçari D. D., të cilit gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur doza të bëra gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Collaboration 2”.

Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen një sasi dozash me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Bill Klinton”, kishte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Bill Klinton”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .