Kapriçot e motit nuk ndalen, ja kur kulmojnë temperaturat, por, kujdes…

577
Në ditët në vijim rriten sërisht temperaturat në territorin shqiptar, rritje që kulmon të enjte – të premten, – njofton Meteoalb, – por mbetemi në periferi të valës së të nxehtit duke bërë që temperaturat të ngjiten maksimalisht në 36 – 37°C.
Të dielën në mbrëmje dhe gjatë së hënës pritet një tjetër stuhi dhe shira në pjesën më të madhe të territorit, por sërish pas stuhisë, mot kryesisht i kthjellët dhe rënie e temperaturave me 5 – 6°C, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.
Sigal