Kapet sasi e madhe droge në portin e Durrësit

618
Një sasi e madhe droge e llojit heroinë është ndaluar këtë të dielë nga ana e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit.
Bëhet fjalë për plot 10 kilogramë heroinë, e cila u gjet në një makinë. Policia ka arretuar drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije nga autoritetet.
Automjëeti do ta transportonte drogën e fortë drejt italiasë, pasi destinacioni i tragetit ishte në Ankona. Hetimet vijojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes
Sigal