Rrezikohen banesat dhe antenat, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Peshtan

214
Sigal

Vijon të jetë aktive por në vatra më të vogla zjarri në kodrat e Likovunës në Peshtan.

Zjarri ra gjatë ditës së sotme dhe përfshiu varrezat, shkurret, bimësi ulliri dhe pisha ku ka shkrumbuar çdo gjë. Më pas flakët janë përhapur nga varrezat në pyllin e Peshtanit. Momentalisht zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje duke monitoruar situatën për shkak se pranë vatrave të zjarrit ndodhen antenat telefonike, televizive por edhe banesat.