Tërmet në Mal të Zi dhe në Shqipëri

606
Sigal

Një tërmet 4.1 ballë goditi Malin e Zi sot rreth orës 14:05, me epiqendër 8 kiloemtra në veri të Plavës. Tërmeti ka qenë i shkallës Rihter dhe ra në një thellësi prej 9 kilometra, sipas Institutit Sizmiologjik të Malit të Zi.

Mediat malazeze raportojnë se lëkundjet sizmike shkaktuan panik mes banorëve, por nuk ka raportime për persona të lënduar.

Edhe në Shqipëri pati lëkundje të lehta të tërmeti. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ishte 2.8 ballë i shkallës Rihter, në një thellësi prej 2 kilometra. Lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 14:59 me epiqendër në Jug të vendit. Nuk ka të dhëna për të lënduar dhe dëme materiale.