Kapet banda greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 176 kg marijuana

485
Në një operacion anti-drogë, policia greke ka goditur një grup të trafikut të drogës me grekë dhe shqiptarë, ku si pasojë janë sekuestruar në 3 aksione anti-drogë 176 kg marijuanë.
Në Janinë, janë kapur 38 kg, ndërkohë që në aksin rrugor Janinë-Antirio janë sekuestruar në një mjet 33 kg, ku është vënë në pranga një shofer grek 52 vjeç. Ndërsa në aksin Ardhanu-Ormenu, janë kapur 105 kg hashash të fshehur në brendësi të një furgoni mallrash.
Pas operacionit të trefishtë, policia greke ka arrestuar 3 shtetas grekë, 1 sirian, 2 afganë dhe janë shpallur në kërkim dy shqiptarë.
Sigal