Kanosi policin, përfundon në pranga i “forti” i Kukësit

279
Sigal

Një 36 vjeçar i dënuar është arrestuar në Kukës ditën e sotme. I arrestuari është D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.

Gjykata e Kukës e kishte dënuar me “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Kapet dhe ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për disa vepra. Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij,  masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, thotë policia.