Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa minutash në Kamëz në aksin Tiranë-Fushë-Krujë, në afërsi të komisariatit të Kamzës.

Është lënduar shoferi i mjetit dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Makina  pasi është rrotulluar disa herë nga përplasja e fuqishme është dëmtuar totalisht dhe ka përfunduar në trotuar.