Sigal

Një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik, koordinatorë të protestës, nuk janë lejuar mbrëmjen e sotme të futen në ambientet e fakultetit. Disa studentë kanë shkuar pranë Fakultetit për të bërë një mbledhje që lidhet me protestën që do të rifillojë të hënën e 7 janarit.

Ato janë mbledhur çdo ditë për të diskutuar dhe nuk janë lejuar që të futen në brendësi të fakultetit. Ata janë penguar fillimisht nga rojet private dhe më pas nga forca të policisë së shtetit.

Rojet u thanë studentëve se kishin urdhër nga dekani Dhori Kule, për të mos i lejuar që të futen në fakultet.

“Jemi që nga ora 6 këtu, po prisnim për mbledhje. Sot e kemi mbledhjen si ditë e shtunë. Këto duan të na pengojnë organizimin. Na tha vetë roja që me urdhër të dekanit Dhori Kule nuk do të lejohen që të futen. Ishte dhe policia e shtetit që nuk na lejonte që të futeshim. Ne raportet e KLSH që ka blerë makina 50 mijë euro ne nuk do ti harrojmë. Kjo derë do hapet sot dhe nuk ka për t’u mbyllur më. Personat që janë përgjegjës do të mbajne përgjegjësi.”- u shpreh një student.

Pas kësaj, vetë studentët i kanë dërguar mesazh dekanit Kule, për t’i kërkuar leje, por ai nuk u ka kthyer përgjigje edhe pse e ka lexuar SMS-në, ndërkohë që më vonë e ka fikur telefonin.

(Faxweb)