“Kam borxhe e kredi”! Zbardhet dëshmia e infermierit të arrestuar në Korçë, pranon vjedhjen e ilaçeve të pacientëve me koronavirus

257
Sigal

Janë publikuar detaje nga arrestimi i infermierit të Spitalit të Korçës, Nikolin Ciko, pasi kishte vjedhur ilaçet dhe pajisjet mjekësore të të sëmurëve me koronavirus dhe sëmundje tumorale, me vlerë 1 milion lekë.

Infermieri Ciko ka pranuar vjedhjen e ilaçeve para uniformave blu.

Referuar burimeve infermieri është shprehur se i vodhi ilaçet për arsye borxhesh, madje ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer.

Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me pacientët me Covid, të cilëve mendohet t’u ketë shitur medikamentet e vjedhura.