“Kalekim Neon” dhe filozofia pas një bashkëpunimi të suksesshëm mes kompanive rajonale

322
Sigal

Pas mungesës 1-vjeçare për shkak të pandemisë, Klik Ekspo Group u rikthye me edicionin e 27-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Slogani që bashkoi mbi 280 ekspozues këtë vit ishte “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë”, që tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndërlidhjes mes vendeve të rajonit, të cilat kanë një potencial të madh ekonomik dhe zhvillimor. Mes pjesëmarrësve bie në sy kompania “Kalekim Neon”, e cila përfaqëson më së miri filozofinë pas këtij slogani. E fokusuar në prodhimin e pluhurave të ndërtimit të një cilësie absolute, “Kalekim Neon” është krijuar nga kompania “Neon Paints”, lider prej 20 vitesh në tregun shqiptar për prodhimin e bojrave dhe “Kalekim”, kompania më e madhe në Turqi, me një histori 50-vjeçare në fushën e materialeve të ndërtimit dhe më gjerë. Prezente me një nga stendat më të mëdha dhe më kryesore të këtij panairi të mbajtur nga data 1 deri më 4 dhjetor, “Kalekim Neon” zgjodhi të prezantohej me disa nga materialet më të kërkuara aktualisht në sektorin e ndërtimit, siç janë ngjitësit e pllakave, materialet e hidroizolimit dhe termoizolimit, duke tërhequr interesin e kompanive të ndërtimit por edhe të tregtarëve, si shqiptarë, ashtu edhe nga rajoni. Përmes ekspozitorëve të saj, të interesuarit mundën të shihnin nga afër mënyrën e aplikimit dhe cilësinë e produkteve “Kalekim Neon”, duke marrë gjithë informacionin e nevojshëm edhe nga përfaqësues të kompanisë. “Kalekim Neon” ka ardhur në Tiranë me një fabrikë moderne, me një kapacitet prodhimi prej qindra tonësh dhe me një gamë të gjerë produktesh, për të plotësuar çdo kërkesë të tregut, në një kohë kur sektori i ndërtimit po merr një hov të jashtëzakonshëm zhvillimi. Sistemi i automatizuar i fabrikës dhe stafi i kualifikuar sigurohen që çdo formulë prodhimi të zbatohet në kohë, me përpikëri dhe kujdes. Përmes aparaturave dhe teknologjisë më të fundit, realizohen testime të përbashkëta dhe krahasuese mes laboratorëve të hulumtimit dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Turqi, për të garantuar që çdo produkt do të ruajë të njëjtin standard cilësie. Në gjithë punën e saj, kompania “Kalekim Neon” ka parësore respektin ndaj mjedisit, ndaj vendndodhja e fabrikës së prodhimit dhe teknologjia e zbatuar aty, sigurojnë jo vetëm që punonjësit të jenë të mbrojtur gjatë kohës së punës, por që asnjë grimcë pluhuri të mos dëmtojë ajrin dhe mjediset rrethuese. Synimi i kësaj kompanie është që të përmbushë jo vetëm nevojat e tregut shqiptar, por edhe më gjerë, duke kapërcyer kufijtë dhe duke zgjeruar kështu ndërlidhjen me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si edhe me Italinë apo Greqinë. Prej 2 vitesh, kjo kompani kontribuon në tejkalimin e kufijve gjeografikë, duke bashkëpunuar me sukses me klientë të rëndësishëm rajonalë.