Kadare: Ekstremizmi fetar s’ka vend tek shqiptarët, bie ndesh me moralin e tyre historik

566
Shkrimtari i madh Ismail Kadare flet për ekstremizmin fetar, i cili sipas tij, bie ndesh me moralin historik shqiptar, bie ndesh me një nga shkaqet e mbijetesës së këtij kombi nëpër shekuj. Ndonëse mendon se mund të ketë prirje për të lëkundur themelet e orientimit euroatlantik të shqiptarëve, Kadare nuk beson se kjo do të ndodhë.
Ismail Kadare, beson se shumica e kosovarëve janë kundër ekstremizmit fetar dhe se kjo dukuri nuk do të zhvendosë orientimin e shtetit më të ri evropian pro perëndimit.
“Pra harmonia fetare, që shpjegon mosrrëzimin e tij, dhe nuk ka asnjë arsye sot që papritur të ketë një drejtim të kundërt. Unë kam besim se nuk do të ecë kjo mënyrë negative e të trajtuarit të problemin fetar në Kosovë”, ka thënë Kadare.
Ai ka folur edhe për pozicionim të Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Kadaresë, Kosova do të ekzistojë natyrshëm në këtë botë të re të saj, brenda Evropës.
“Zhvillimi kulturor, ekonomik, afirmativ, kombëtar, do të zhvillohet përmes Evropës, nëpërmjet miqësisë me Evropën, nëpërmjet integrimit në Evropë”, ka thënë mes tjerash ai.
Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ai nuk mendon se do ta errësojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK)
Sigal