“Ka banesa 150-vjeçare”, banorët në Krujë ngrihen sërish në protestë për të mbrojtur banesat e tyre

432
Sigal

Banorët e lagjes së vjetër Subashi në qytetin e Krujës ditën e sotme protestuan para bashkisë, në kundërshtim të projektit të rindërtimit.

Ata e kanë konsideruar absurditet të dëmtojnë një lagje të tërë dhe me tradita 500 vjeçare.

Nëse do shemben banesat do zhduket dhe historia – kanë thënë banorët.

Banorët kanë mësuar projektin e rindërtimit të Krujës, por kjo qeveria që ka krijuar këtë projekt tregon se kërkon të dëmtojë tërë strategjinë historike të Krujës, ndërsa ata thonë se banesat e tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

“Është bërë me dije dhe media. I gjithë qëllimi është që të zgjidhet problemi jonë. Ka përfshirë pellgun tonë të shtëpive tonë që janë të vjetra.

Kjo nuk është komunikuar me banorët. Lagja e Subashave është një lagje 500 vjeçare dhe ka shtëpia 150 vjeçare. Nëse nuk hiqet projekti ne do të ndjekim të gjitha rrugët.”- u shprehën banorët.