Nxënësit dhunojnë barbarisht shokun e tyre brenda ambienteve të klasës në Kombinat (VIDEO)

634
Sigal

Disa nxënës në një shkollë 9-vjeçare në Kombinat kanë rrahur e dhunuar me grushte e shkelma një djalë në klasën e tyre.

Videoja është publikuar në faqen “JOQ “edhe tregon momentet e dhunshme që zhvillohen në ambjentet e klasës. Djali, mbi të cilin pasojnë grushtet dhe shkelmat të bashkëmoshatarëve të tij, mundohet të mbrohet me duar, por pa sukses.

Rreth tij, dëgjohen thirrje të tipit “mbyte, bjeri”, dhe fëmijë që qeshin me të madhe teksa duke e rrahur, e filmojnë shokun e tyre dhe më pas videon e hedhin në Instagram.

Kjo gjë  bëhet për ta trumbetuar dhunën e ushtruar si një moment trimërie nga këta fëmijë që realisht e vetmja gjë që bëjnë është të bullizojnë, një fenomen që lë pasoja të mëdha mbi personin në të cilin ushtrohet.