Nora Malaj: Ata ishin mësues … që nxënësve do t’ju mungojnë!

923
Sigal

Ngjarja tragjike ndodhi para dy ditësh. Të gjitha portalet dhe lajmet e hapen edicionin e tyre me lajmim tragjike se “Një makinë tip “Benz” me mësues brenda saj ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 mësuesve, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar.
“Dje në Mogila të Vasjarit, 3 km nga Memaliaj, rreth orës 14.30 , aksidenti i mori jetën 2 mësuesve që punonin në shkollat e fshatrave përreth, Loenard Sako dhe Ornida Hoxha.Ishin katër mësues që po ktheheshin në shtëpi pasi kishin mbaruar mësimin. Makina doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues buzë rrugës. Mësuesit, banues të qytetit Memaliaj, përshkonin këtë rrugë përditë prej disa vitesh pune si mësues. Drejtuesi i mjetit, mësuesi 43 vjeçar i frëngjishtes ishte, baba i tre fëmijëve të mitur. Kurse mësuesja 36-vjeçare ishte nënë e dy fëmijëve të vegjë”
Teksa dëgjon lajmin momenti i parë është shokues ..Mësuesit që bënin përditë këtë udhëtim asesi nuk iu shkonte ndërmend se një ditë nuk do të ktheheshin më. As nxënësit që kur dëgjuan lajmin u shokuan , nuk e mendonin që pas asaj dite ata nuk do t’i shihnin mësuesit e tyre.


Edhe kolegët u shtangën nga ajo që dëgjuan , pasi nga ai moment ata, kolegët e tyre , nuk do t’i k ishin më në mes tyre.
E dhimbja bëhet shumë e madhe për familjarët, bashkëshortët dhe fëmijët që nuk do të ndjejnë më aromën , ngrohtësinë e përkujdesjen e nënës , Orindës , që ndonëse shume e re iku nga kjo jetë në moshën 36- vjecare , duke rënë në krye të detyrës edhe fëmijet e Leonardit , që nga ai moment i humbjes tragjike , nuk do ta ndjejnë më dorën e ngrohtë të babait të tyre, që ra në krye të detyrës.
Aksidenti i dhimbshem, që prapa tij ngre shumë pikëpyetje , ndonëse asnjë institucion nuk reagoj.
A iu është siguruar transporti falas këtyre mësuesve sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit , Sportit e Rinisë?
A ishte rruga me standarte , apo jemi ne shekullin ku qarkullimi rrugorë është berë makthi i jetës së qytetarëve ?
Cfarë po ndodh me jetën e qytetarëve e sigurinë e saj në kete vend?
Nga kush duhet të ruhen dhe kush ju siguron garancinë e sigurinë e jetës qytetarëve të këtij vendi?
Vallë shteti ku është dhe organet kopetente pas nuk reagojnë?
Tragjedia është e dy mësueseve , e familjarëve dhe fëmijëve të tyre, e atyre fëmijëve që do t’ju mungojnë tashmë mësuesit e tyre të shtrenjtë, po edhe e të gjithë shoqërisë.
Ata ishin dy mësuese , që e donin profesionin e tyre , që e donin jetën dhe që aksidenti i rëndë , teksa ata ktheheshin në shtëpi , pasi kishin mbaruar mësimin e shkonin pranë familjes dhe fëmijëve të tyre ua preu në mes. Duke ndaluar kohën dhe duke ju ngrirë buzëqeshjen në buzë nxënësve të tyre, fëmijëve dhe familjarëve të tyre dhe të gjithë atyre , duke i tronditur , shokuar dhe lotuar.
Askush nga asnjë dikaster nuk foli, minimalisht për keta mësuese të përkushtuar, maksimalisht për të vene kishtin mbi plagë , për kete aksident tragjikë dhe për numrin e madh të aksidenteve , që sapo vinë e rriten, pasi siguria e jetës në kete vend është hedhur në erë!
Fjalët ngushëlluese janë shumë pak për keta dy kolegë që tashmë te gjitheve do t’ju mungojnë! U prehtë në paqe shpirti i tyre i dlirë dhe kujtimi i tyre të jetë një himn për sakrificat dhe kurajon e të gjithë atyre mësueseve që sakrifikojnë për dijen dhe diturinë!
Ata ishin , janë e do të jenë mësuesit e shtrenjtë , që me shenjtërinë e tyre na mësuan se dashuria per vendin, kombin e familjen kalon nēpermes dijes , mësimit dhe dashurisë për njerëzimin!
Ata janë heronjtë e heshtur , se çdo mësues në vendin tim është një hero i heshtur , gjer në dhimbje ,i madhërishëm gjer në madhështi. Ata ishin mësuesit e një brezi fëmijësh , që do të kujtohen me dashuri!
Mirënjohje dhe nderim!