Juristja e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, Adriana Kalaja: Fitore e momentit

934
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Juristja e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, Adriana Kalaja tha se Gjykata Kushtetuese pranoi dy prej tre kërkesave të parashtruara nga ata.  Adriana Kalaja: “Ne parashtruam disa kërkesa paraprake. Nga këto kërkesa dy nga tre, u pranuan. Kjo është fitore e momentit. Sot e çmojmë se nisi çështja në Gjykatën Kushtetuese.Ato që kemi kërkuar ne, mënyrën se si e kemi ngritur çështjen në Kushtetuese, do ta detyrojmë që të jetë pro teatrit. Kërkuam marrjen e provave që daton që në 1937, që kanë të bëjnë me blerjen e pronës. Ne kemi parashtruar në kërkesat paraprake se, jo vetëm që jemi bashkuar me palën e Presidentit, si palë e tretë, po kemi kërkuar përveç dëshmitarëve, për të na lënë të paraqesim ekspertë. Eksperti do të jetë në fushën e trashëgimisë kulturore, një ekspert që ka dijeni të posaçme. Ne do të vërtetojmë se teatri, jo vetëm që ka qenë pjesë e zonës historike, monument kulture, por heqja është bërë për t’ju hapur rrugë prishjes së Teatrit.

Edmond Budina: Në rastin e Teatrit, morali dhe ligji janë bashkë

Sistemi i drejtësisë i çdo vendi e ruan moralin. Por jo gjithmonë ligji përshtatet me moralin. Në rastin e teatrit, është e qartë se morali dhe ligji janë bashkë, pasi është një aferë korruptive. Jemi besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë, se me teatrin kombëtar, ngrihet demokracia në këtë vend.