“Jo vaksinimit me detyrim”/ Aktivistët protestojnë në sheshin “Nënë Tereza”

251
Sigal

Aktivistët që kundërshtojnë idenë e vaksinimit me detyrim u mblodhën këtë të shtunë sërish në sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar.

Organizatori Altin Goxhaj dhe tubuesit e tjerë kërkuan që fëmijët të mbrohen nga dozat e vaksinës dhe që studentët të kenë lirinë të studiojnë pa u vaksinuar.

E shtuna e javës tjetër do t’i gjejë përsëri në shesh aktivistët, për të zhvilluar protestën e radhës.