“Jo panik nga tërmetet”/ Eksperti: Kjo është vatër e re, nuk ka lidhje me atë të nëntorit

323
Sigal

Profesor Llambro Duni shprehet se lëkundjet e njëpasnjëshme në vendin tonë nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në radhët e qytetarëve.

Ai sqaron se vendi ynë klasifikohet tek zonat me aktivitet sizmik të konsiderueshëm, ndaj edhe fenomene të tilla mund të konsiderohen normale. Sipas Dunit, kjo është një vatër e re dhe nuk ka lidhje më atë të 26 nëntorit.

“Seria e re e ngjarjeve sizmike ka filluar dje në mëngjes në orën 01:25 me një tërmet të madhësisë 4.5, në veri të Cërrikut. Është pasuar nga dy ngjarje të tjera më të vogla, dhe dje në mbrëmje ka pasur një ngjarje tjetër të madhësisë 4.2 e cila është pasuar me disa lëkundje më të vogla. Tërmetet e djeshme nuk kanë lidhje me vatrën e  ekspozuar në nëntor të vitit të kaluar, por është një vatër e re”, tha ai.