Jep dorëheqjen drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual të Durrësit

619
Sigal

Mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i portit të Durrësit Agron Tare.

Dorëheqja është njoftuar nga vete Tare përmes një postimi në facebook.

“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës”, shkruan ai në njoftimin e dorheqjes publikuar gjatë ditës së sotme.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, shkruan ai.

Ndëkrohë që APD gjatë kohëve të fundit ka qenë në qender të vemendjes pas zbulimit të sasisve të njëposnjëshme të dorgave të forta që vinin nga vendet e Amerikës Latine me destinaicon Shqipërinë.