Në finalizim të operacionit 6 shtetas u vunë në pranga, ndërsa u sekuestruan edhe 1 gomone dhe 5 automjete.
Në operacionin antidrogë, të koduar ”SEA”, morën pjesë 40 forca.
Droga e sekuestruar
629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri, 6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate, 900 gramë vaj hashashi, 5 automjete dhe 1 mjet lundrues tip gomone.

Ndërsa në pranga u vunë shtetasit: Mario Brahimi, 24 vjeç, banues në Orikum, Berdo Rruçaj, 34 vjeç, banues në Orikum dhe Halil Kushta, 24 vjeç, banues në Orikum.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.
Kurse Petraq Selamaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, Aleks Duraj, 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë dhe Erjon Belaj, 28 vjeç, banues në Vlorë u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.
