VIDEO – FOTO/ Gjesti i Borchardt, gratë e unazës në protestë: Shporru nga Shqipëria

533
Sigal

Gjatë mengjesit të sotëm ka nisur një protestë kunder shefit te OSBE në Tiranë

Gratë e Unazës por jo vetëm janë duke protestuar kundër sjelljes fyese dhe gjestit të papranueshëm të ambasadorit Borchardt kur ai nxori gishtin e mesit gjatë një proteste të banorëve të Uanazës tek Drejtoria e Policisë në Tiranë.

Kanë qenë gratë e Astirit ato që kanë pritur me pankarta ambasadorin e OSBE-së, teksa ai ishte duke u futur në ambientet e hotelit ku po mbahej konferenca mbi Reformën Zgjedhore.

“Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë dorëheqjen e tij, pasi ai na ka fyer rëndë”, u shpreh për Fax News një prej banoreve të pranishme në protestë.

“Borchardt, shame on you”, kanë qenë disa nga pankartat dhe thirrjet e përdorura nga ana e protestuesve.

Ndërkohë që në disa pankarta të tjera thuhet: Dinjiteti ynë është më i rëndësishëm sesa gishti i Borchardt.

“Ne kemi pasur hallet dhe problemet tona, për të drejtën e shtëpisë.Ai ka sha veten, dhe nuk duhet të qëndrojë më në Shqipëri”, shprehet një tjetër protestuese e Astirit.

ImageImageImageImage

© SYRI.ne