Java nis me diell dhe kthjellime! Parashikimi i motit për ditën e sotme

106
Sigal

Java nis me kthjellime dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Sot pritet që gjatë paradites kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të sjellin rreshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.