Ja si shiten analizat e tamponit pa bërë testin

240
Sigal

Skandali/ Nëse do të udhëtosh  jashtë shtetit nuk ka nevojë për test por mjaftojnë të paguash 85 mijë lekë dhe fletë-analizën me vulë e merr tek “Intermetica”. Ja mekanizmi dhe bisedat me sekserët

 

Skandali: “85 mijë lekë ta bëjnë ata në privat, po më ço të dhënat me whatsapp e, e marr mbrapa”!

Si shitet përgjigja e tamponit për udhëtim tek ‘Intermedica’, pa bërë testin

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sesi merret përgjigja e tamponit për Covid 19, pa e bërë fare testin. Një zotëri i drejtohet klinikës private “Intermedica”, duke kërkuar një test për Covid, pasi i duhej të udhëtonte drejt Gjermanisë me avion.

Sekseri e drejton personin në fjalë në klinikën ‘Intermedica’  në Fushë-Krujë. Pas disa bisedash i interesuari arrin të marrë përgjigjen e testit të tamponit për Covid-19 për të udhëtuar, edhe pse mund të ishte i infektuar  e të kthehej në rrezik për të gjithë pasagjerët e tjerë.

 

Sekseri: Alo!

Klienti: Rxx ça bone shok? Si kalove?

Sekseri : Si ia çove ti?

Klienti: Pashë Zotin si me ia bo re, kam me u nis për Gjermani e më duhet një tampon, se s’bën, or ti!

Sekseri: Po s’e di për Zotin!

Klienti: Se s’më lë agjensia.

Sekseri: Veç me e bo privat.

Klienti: Ku të jetë or burrë, veç kam hall me mbaru punë. A je tu kuptu shokun tënd, se më duhet për sonte?

Sekseri: Kur je për të ik?

Klienti: Sonte.

Sekseri: Sonte?

Klienti: Po!

Sekseri: Ore ti nuk po të njoh. Kush je ti?

Klienti: Për Zotin ma ka dhënë Gxxx, ma ka dhënë numrin, or burrë tash, unë jam tu ik.

Sekseri: Kush?

Klienti: Gëzimi, një shok i jemi, ma ka dhënë numrin, që të njoh unë jam prej…

Sekseri: Kush the?

Klienti: Një shok, një shok i jemi po them, unë jam prej Laçi. A më kupton? Ai më tha “mere në telefon këtë numër, se ndoshta të ndihmon tha, të kryen punë”, a më kupton?

Sekseri: Oh, po prit pa të pyes në telefon, a e kanë mbyll ata, prit një sekondë, se të flas, aty në Fushë- Krujë ke me shkuar, me e bo!

Klienti: Po mirë hajt njëherë, se e kam shumë urgjent aman!

Sekseri: Hë për kur, ça ore të duhet?

Klienti: Po sonte nga ora 8 e gjysmë e kam avionin, 8 e gjysmë duhet me qenë në aeroport, or ti!

Sekseri: Mirë pra do shkosh Fushë– Krujë, ke për ta marrë!

Klienti: Po mirë!

Sekseri : Ta bëjnë ata në privat, po më ço të dhënat me whatsapp e të them unë orën, kur ke me shkuar me e marr mbrapa!

Klienti: Në rregull!

Sekseri: 85 mijë Lekë bënte.

Klienti: Sa bon?

Sekseri: 85 është privat.

Klienti: 85 m’rregull!

Sekseri: 85!

Klienti: Po pra 8, 5 otto-cinque.

Sekseri: Po, më ço të dhënat ti mu, ose tash të jap numrin e asaj gocës.

Klienti: Më jep numrin t’ia çoj unë në whatsapp direkt!

Sekseri: Çoja, jam shoku i Rxxx thoj asaj!

Klienti: Po mirë!

Sekseri: Vetëm se do vesh vetë, do e takosh, do e marrësh atë!

Klienti: Në rregull, në rregull!

Sekseri: Hajde!

Pas kësaj telefonate sekseri shkon tek klinika ‘Intermedica’  për të marrë  përgjigjen e testit pa e bërë tamponin fare.

Klienti: Si kalove?

Klinika ‘Intermedica’: Mirë!

Klienti: Për një tampon!

Klinika ‘Intermedica’: Si e ke emrin?

Klienti: Unë Gxxxxxx, Gxxxxxx, unë jo shoku im, po..

Klinika ‘Intermedikca’: Po, Gxxxxxxx kush?

Klienti: Për Zotin Gxxxxxx, kush dreqin ia ka mbiemrin, e ka ndru, është martu nja tri herë, po sikur ta marr ktu?

Klinika ‘Intermedica’: S’ka dalë këtu, kur e ke bo ti këtë, në mëngjes?

Klienti: Në 7 e gjysmë i ka thënë ajo.

Klinika ‘Intermedica’: Ah ti je ai?

Klienti: Poo!

Klinika ‘Intermedica’: Po jo nuk ka dalë, nga ora 7, 7 e gjys, se e keni bo mbrapa ju atë.

Klienti: Po pra, ka ardhur pak me vonesë.

Klinika ‘Intermedika’: Jo me dorën e parë, që shkojnë në laborator. Ti s’e ke bo pagesën, hë?

Klienti: Jo, m’i ka dhënë do lekë se sa, ka gjet një gabele e ka marr, s’e di nga ka gjet një gabele, e ka martu.

Klinika ‘Intermedica’: 85 (merr lekët)

Klienti: 85!

Klinika ‘Intermedica’: Në rregull!

Klienti: A të pres pra diku këtu unë?

Klinika ‘Intermedica’: Ok!

Klienti: Se është në Rinas ai, a më kupton? Do zoti mos vonohet pas orës 7 e gjysmë. A e kupton shokun tënd?

Klinika ‘Intermedica’: Që ka ora 7 e 20-të.

Klienti – Hë?

Klinika ‘Intermedica’: Nuk është puna, se është në dorë e ka, kur të mbaroj laboratori procesin.

Klienti – Po mirë, hë mirë, po ai u kujtuar vonë, o burrë!

Klinika ‘Intermedica’ – Është vonë ajo, se kjo do 24 orë e kanë çuar urgjencë këtë kështu, sikur është shumë sëmurë.

Klienti: E kuptoj! Veç për Zotin a janë të sigurta, se po ia çoj. Me bo, me e kthyer e fikën dreqin.

Klinika ‘Intermedica’: S’ka shanse o burrë krejt, që i kanë bo, krejt për jashtë janë.

Klienti: Po mirë!

Klinika ‘Intermedica’: Jo mor burrë, s’i bëj unë ashtu, merret vesh.

Klienti: Mirë, mirë s’i dihet. Kot po pyesja.

Klinika ‘Intermedica’:- Po s’bohet.

Klienti: Po njohin çuna sa të duash, dunë me ik mër burrë, këtu janë pa punë.

Klinika ‘Intermedica’: Mirë, po nuk bëhen, se janë me barcod.

Klienti: Ah, e kontrollojnë.

Klinika ‘Intermedica’: Fut barkodin aty, del në sistem, të thotë kthehu mbrapsht, shnet! Jam me këtë Gzzzzz, si e ka emrin. Në 7 e gjysmë i ke thënë, hë? Ja t’i marr edhe njëherë ata te laboratori.

Klinika ‘Intermedica’: Sa më shpejt, në qoftë se ke mundësi! Faleminderit, ciao!

Duke qenë te përgjigja e tamponit po vonohej nga laboratori, punonjësi i klinikës thotë se mund ta niste dhe me foto përgjigjen e tamponit.

Klinika ‘Intermedica’: Ka dalë thotë si përgjigje dhe sa ta skanojmë, ta firmos ajo.

Klienti: Aman, ça tha ajo në orën 8?

Klinika ‘Intermedica’: Maksimumi deri në 8 thotë.

Klinika ‘Intermedica’: Ja, se e nxjerr tashi. Në ça ore e ka avionin?

Klienti: Në 8 e gjysmë, or burrë.

Klinika ‘Intermedica’: Ouuu…!

Klienti: Në 8 e gjysmë, or burrë, unë e porosita.

Klinika ‘Intermedica’: Ça thua, or ti? Pse kaq vonë ju?

Klienti: Ai ka fol në telefon, se s’di gjë, or burrë!

Klinika ‘Intermedica’:  Ja se i them asaj, flasim vetë me të, oh ju e paskeni kështu re…

Klienti: Jo re, e ka në 8 e gjysmë o burrë, pisk o burrë puna, iku burri i huaj, iku janë ta kthyer mbrapsht, po…

Klinika ‘Intermedica’: Nuk e kthejnë o jo, nuk ashtu jo, se ia çojmë dhe me foto në whatsapp direkt, sikur më e keqja.

Klienti: S’ka ku e skanon mo burrë, mo!

Klinika ‘Intermedica’: Jo, jo s’ka nevojë, se ia jap atyre aty më e keqja, nuk ka për të ngel pa ik. Mos ki merak, se sikur të dali…

Klienti: Mundohu ta marr në dorë, o burrë pashë zotin!

Klinika ‘Intermedica’: Po në dorë po e po, po them.

Klienti: Kush dreqin merret me të?!

Klinika ‘Intermedica’: Hajt, se nuk vonoj, se fola unë.

Klienti: (Flet në telefon) Vetë ke fol me atë ishallah kalon, po s’kalove…

Klinika ‘Intermedica’:  Jo mo jo, se kalon thuj, se vjen tashi.

Klienti: (Flet në telefon) Hajt, se vjen tashi.

Klinika ‘Intermedica’: O shok, më shpejt nuk kishte shanc me u bo.

Klienti: Hajde, o burrë!

Klinika ‘Intermedica’: Çoja me foto, që ta kenë ata njëherë ik mos u vono!

Klienti: Hajde të rujt zoti!

Klinika ‘Intermedica’: Ciao!