“Shqiptarët janë mendja, italianët dhe afrikanët korrierë”/ Goditet grupi i trafikantëve në Itali, mes të arrestuarve edhe një grua (EMRAT)

86
Sigal

Shqiptarët janë mendja, italianët dhe afrikanët janë korrierë apo krahët operativë. Kështu shkruajnë mediat italiane, duke iu referuar bandave të drogës. Mësohet se shqiptari Alfred Leçini i dyshuar si kreu i organizatës, ndodhet në burg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim.

Mediat e huaja shkruajnë se Leçini menazhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani që ndryshe është konsideruar si një nga epiqendra e drogës në Shqipëri. Ai u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë.

Hetuesit dyshojnë se mbështetja e tij është 55-vjeçar me origjinë nga Maqedonia Hatim Hujesini i cili është arrestuar nga policia italiane. Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken dhe bashkëkohësi Marco Cantori.

Së fundi, janë edhe dy të akuzuarit për konkurrencë të jashtme në një shoqatë kriminale, që sipas hetuesve ishin ngarkuar për ‘pastrimin’ e parave: 37-vjeçarja shqiptare Alketa Basha, e arrestuar në Brescia, pasi është ndalur në Venecia me 79 mijë euro cash të cilat i kishte fshehur në makinë dhe 26-vjeçari Fabion Lecini, kushëri i ‘bosit’ të drogës.