Ja si mashtrohen mjekët me rritje rroge para çdo fushate

402
Sigal

Zinixhiri i premtimeve elektorale dhe gënjeshtrave të Ramës për rritjen e pagave të mjekëve

Shëndetësia përballet sot me krizën nga pandemia dhe koncesionet jofunksionale, por edhe me problemet e trashëguara nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Spitali i Laçit, i shpallur i pabanueshëm, duhet të ishte rindërtuar në qershor të këtij viti, sipas premtimit të parë të kryeministrit. Por më 11 qershor kur spitali i ri duhej të ishte gati, ndërkohë që nga premtimi u gjendën vetëm gërmadhat e spitalit të vjetër. Sipas premtimit të radhës nga zoti Rama, “maksimumi në qershor duhej të niste puna për këtë spital”. Por gjatë verifikimit u konstatua se i vetmi ndryshim në këta 3 muajt e fundit ishte shembja e ndërtesës dhe pirgu me inerte që ende nuk janë hequr. Kur do të jetë gati spitali i Laçit?

Duke folur nga Infektivi më datë 25 gusht të 2020, kryeministri Rama ka deklaruar se do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve. Lajmin Rama gjatë inspektimit në spitalin Infektiv ku ndodhej bashkë me ministren Ogerta Manastirliu.Ai u shpreh se rritja do të jetë përtej bonusit që ata marrin pasi ndodhen  në vijën e parë duke luftuar virusin.

Në kalvarin e gjatë të ndryshimit të  rregullave të lojës për të rrëmbyer me çdo kusht zgjedhjet e 25 prillit, Edi Rama dhe rilindasit janë kapur shpesh në gënjeshtra flagrante, në përpjekje për të manipuluar qëndrimet që kanë mbajtur më parë.

Kështu sërish Rama ditën e hënë premtoi rritjen me 40 për qind të pagave të mjekëve dhe infermierëve.Duke ndjerë tensionin e zgjedhjeve Rama vizitoi Beratin aty ku nuk ka investuar asgjë veç se fjalë boshe.

  1. Landfilli i Beratit është një investim prej 2.2 milionë franga i qeverisë zviceriane dhe daton prej shkurtit të vitit 2019, kur pushteti vendor drejtohej nga një forcë tjetër politike.
  2. Rruga e Kalasë është ndërprerë, ndërkohë që ajo duhej të përfundonte në janar të vitit 2021. Arsyeja e ndërprerjes është përmbyllja e dosjes së shpronësimeve.

Në punimet e maternitetit, Rama deklaroi:‘Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë në këtë buxhet për pagat e mjekëve. Do bëjmë një ndërhyrje të fortë, do jenë një rritje e konsiderueshme. Besojmë që do të arrijmë në 40 për qind [rritje].’Sipas tij, pagat e reja të këtij sektori do të jenë dinjitoze dhe pa pasur dallim nga vendet e rajonit.Kryeministri tha se me një pagë të tillë, mjekët do të qëndrojnë në Shqipëri, pasi megjithëse rroga në Itali e Gjermani mund të jetë më e lartë, atje ka taksa e qira për të paguar.

Kujtojmë se referuar të dhënave të Observatorit Global të Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8.

Edhe pse tashmë me 2 mandate të qeverisjes së “Rilindjes”, mjekët shqiptarë paguhen më pak se në çdo vend të rajonit apo Europës. Sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë, mjekët në Shqipëri paguhen mesatarisht 435 euro, që është dhe paga më e ulët në rajon.

Peticioni i plotë// Bluzat e bardha protestë nesër te QSUT, policia nuk u jep leje`