Ja si grabiten qytetarët nga pazaret e ‘shëndetësisë falas’. Hemodializa merr miliona për shërbime të pakryera

55

Pacientët që kanë raste akute të sëmundjeve të veshkave nuk mund të ofrohet shërbimi i dializës pranë qendrave të koncensionarit në rajonin ku banojnë, pa kaluar më parë në një procedurë burokratike për marrjen paraprake të miratimit nga FSDKSH

Sigal

Origjina e dyshimtë e kompanisë që fitoi koncesionin 86 milionë USD të hemodializës, pa lidhje në dukje me fushën e mjekësisë

Kompania Dia Vita sh.p.k që ka  koncesionin e hemodializës me një afat 10 vjeçar, e ka shitur PPP-në tek një kompani suedeze. Kompanitë e përfshira në këtë transaksion Evita sh.p.k dhe Amerikan Hospital, që kanë krijuar që në fillesa Dia Vita kanë kërkuar miratim të përqendrimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.

Shitësit: Evita SHPK, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Shqipërisë me NIPT L31714005J. Evita SHPK zotëron 85% të aksioneve të shoqërisë target Dia Vita SHPK. American Hospital SHA, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Shqipërisë me NIPT K61821002C. American Hospital SHA zotëron 15% të aksioneve të shoqërisë target Dia Vita SHPK.

Target: DiaVita SHPK, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Shqipërisë. Objekt i aktivitetit të kësaj shoqërie është zbatimi i kontratës së koncesionit/PPP “Për shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”.

Transaksioni:

Më datë 25 qershor 2019, është nënshkruar “Marrëveshja për shitblerjen e aksioneve”, midis palës blerëse Diaverum International AB dhe shitësve American Hospital SHA, e cila zotëron 15% të kapitalit dhe Evita SHPK e cila zotëron 85% të kapitalit të shoqërisë DiaVita SHPK. Transaksioni do të sjellë përfitimin nga Diaverum International AB të 100% të kuotave të DiaVita SHPK, një shoqëri, që ofron shërbimet e hemodializës për pacientët me sëmundje të veshkave në Shqipëri nëpërmjet pesë qendrave të kujdesit të shëndetit” detajohet në njoftimin e Konkurrencës.

Kush fshihet pas lokalit bar-kafe të Beratit, i cili mori koncesionin 70 milion euro të hemodializës?

Por çfarë pëfaqëson në vetvete kompania Dia Vita sh.p.k? Kush janë përfaqësuesit e saj? Kush fshihet pas Dia Vita sh.p.k ? Dhe do të nisë hetimi i SPAK me fatin e rreth 85 miliard lekëve, që ju hoqën nga buka e gojës taksapaguesve shqiptar për të financuar PPP-në e hemodializës. Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës ka lidhje farefisnore me drejtuesin e Spitalit Amerikan, por jeton me të ardhura e një bar kafeje në Berat…

KLSH: Koncesioni i Hemodializës, kontrata rrezikon jetën e pacientëve me probleme acute.

“Kontrata koncesionare për shërbimin e Hemodializës u heq të drejtën qytetarëve që kanë probleme akute me veshkat për të marrë trajtim pranë qendrave jo-publike, të cilat paguhen nga taksapaguesit.”

 

Kontrata koncesionare për shërbimin e Hemodializës u heq të drejtën qytetarëve që kanë probleme akute me veshkat për të marrë trajtim pranë qendrave jo-publike, të cilat paguhen nga taksapaguesit.

Spitalet rajonale detyrohen që të dërgojnë këta pacientë me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, për të marrë shërbimin e kërkuar, një ece-jake, që mund të ketë edhe pasoja fatale për jetën e pacientëve.

Ky detaj skandaloz është zbuluar në një audit performance të zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për “Shërbimin në terapinë renale zëvendësuese”.

Gjithashtu, KLSH ka zbuluar se Ministria e Shëndetësisë, për të paktën 7 vjet, nuk ka kryer asnjë lloj kontrolli mbi mënyrën se si është zbatuar kontrata koncesionare.

Koncesioni i Hemodializës është një prej katër kontratave të nënshkruara nga qeveria shqiptare në periudhën 2015-2017, nëpërmjet Ministrit të Shëndetësisë të kohës, Ilir Beqaj, si edhe disa kompanive private.

Katër kontratat koncesionare (Hemodializa, Laboratorët, Kontrolli Bazë-Check Up dhe Sterilizimi) janë prej disa vitesh nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Deri më tani, prokurorët e posaçëm kanë konkluduar në një rezultat minimal, duke prangosur ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe administratorin e kompanisë koncesionare të Sterilizimit, “SaniService”, Ilir Rrapaj.

Ndërkohë, për këtë hetim ka ende shumë për të bërë, ndërkohë që për tre kontratat e tjera koncesionare nuk ka asnjë zhvillim, të paktën deri më tani, nga Prokuroria e Posaçme.

Opozita Parlamentare ka kërkuar muajt e fundit ngritjen e Komisioneve Hetimore për kontrollin e zbatimit të koncesioneve në Shëndetësi. Por, deri më tani, maxhoranca e Edi Ramës e ka bllokuar ngritjen e këtyre komisioneve hetimore, duke shkaktuar një ngërç të rëndë institucional dhe ligjor.

Gjetjet më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për koncesionin e Hemodializës janë mëse të mjaftueshme që Parlamenti të kryejë verifikimet e tij të thelluar. Por, pikërisht problematikat e shumta në hartimin dhe zbatimin e kontratave koncesionare në Shëndetësi duket se detyrojnë maxhorancën socialiste që të bëjw gjithçka për të penguar transparencën.

“KLSH ka zbuluar se Ministria e Shëndetësisë, 7 vjet s’ka kryer asnjë lloj kontrolli mbi mënyrën se si është zbatuar kontrata koncesionare. PPP e  Hemodializës është një prej 4 kontratave të firmosura nga Ministri i Shëndetësisë të kohës, Ilir Beqaj. Deri më tani, drejtësia ka dhënë rezultate minimale, duke prangosur vetëm ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe administratorin e kompanisë koncesionare të Sterilizimit. Por jo firmëtarin.”

Rrezik për pacientët

Në kontratën e koncesionit është përcaktuar që shërbimin e dializës e përfitojnë vetëm pacientët kronik që vuajnë nga stadi i fundit i sëmundjes reale kronike, pra vetëm ata pacientë që janë identifikuar nga qendra e hemodializës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe kanë marrë miratim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Ndërsa për pacientët që kanë raste akute të sëmundjeve të veshkave nuk mund të ofrohet shërbimi i dializës pranë qendrave të koncensionarit në rajonin ku banojnë, pa kaluar më parë në një procedurë burokratike për marrjen paraprake të miratimit nga FSDKSH.

Për këtë arsye spitalet publike, pacientët me raste akute të sëmundjeve të veshkave i dërgojnë me ambulancw të shoqëruar më mjekun specialist për të marrë shërbimin e urgjencës në QSUNT.

Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, “mos kryerja e dializës në qendrat e koncensionarit, të pacientëve me raste akute të sëmundjeve të veshkave, jo vetëm që dëmton rëndë shëndetin e pacientit që mund t’i vijë nga mos dhënia e ndihmës së shpejtë, por rrit punën tej kapaciteteve të klinikës së nefrologjisë në QSUNT, si dhe rrit kostot spitalore, që vijnë nga transportimi me ambulancë i pacientit dhe mjekut shoqërues”.

7 vjet pa monitorim

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se “nuk ka patur monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përgjegjëse (Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi) për zbatimin e kontratës së koncesionit dhe kontratave të tjera të lidhura ndërmjet institucioneve në varësi të FSDKSH për ofrimin e shërbimit të Hemodializës”.

Sipas programit kombëtar mbi parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mjekimin e sëmundjeve kronike të veshkave në Shqipëri, i hartuar nga qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, shërbimi, nefrologji-dializw-transplant, duhet të kryhet monitorim vjetor për protokollin e ndjekur të hemodializës, FSDKSH duhet të ketë në përbërje një mjek nefrolog në grupet e kontrollit.

Mungesë investimi

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar gjithashtu se kompania koncesionare nuk ka filluar të ri-investojë për pajisjet mjekësore, sipas detyrimeve të kontratës koncesionare.

Në zbatim të kontratës së koncesionit, është përcaktuar se ri- investimi në pajisje mjekësore në të 5 qendrat e dializës, nga koncensionari do të bëhet 100% duke filluar në 4 vitet e fundit. Ndërkohë, kontrata është në 4 vitet e fundit të zbatimit dhe koncensionari nuk ka filluar të ri- investojë në pajisje mjekësore”, -thuhet në raport.

Koncesioni i dyshimtë

Në Shkurt 2016, Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar në atë kohë nga Ilir Beqaj dhe kompania “Evita” nënshkruan kontratën e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat “Për shërbimin e Hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”, me afat 10 vjet dhe për një vlerë rreth 80 milionë euro.

Sipas termave të kontratës, koncensionari do të njoftonte Ministrinë e Shëndetësisë për “datën efektive” të nisjes së shërbimit, e cila ishte momenti kur kompania private kryerjen e seancave të Dializës në të gjithë spitalet e përcaktuara.

Po ashtu, kontrata parashikonte që, në rast se autoritetet publike nuk krijonin infrastrukturën e nevojshme në të gjithë njësitë spitalore deri në momentin e “datës efektive”, koncensionari do të vijonte shërbimin në strukturat e tjera dhe do të paguhej vetëm për seancat e Dializës që do të kryente.

Koncensionari “80 mln euro” nga hiçi

Kompania koncensionare e shërbimit të Hemodializës, “DiaVita”, ka një histori të çuditshme, e cila nisi nga një biznes i vogël në Berat.

Në vitin 2013, Majlinda Fetiu krijon në Berat shoqërinë e vogël, “Evita”. Shoqëria, e nisur në dukje pa pretendime, në vitin 2014 emëron si administratore Elona Saraçin, e cila më herët kishte qenë e punësuar pranë Spitalit Amerikan.

Në shkurt 2016, “Evita” shpk fitoi tenderin për koncensionin e Hemodializës, duke ngritur pikëpyetje mbi pronarët e saj të vërtetë.

Në qershor 2016, pra 4 muaj pasi kishte fituar kontratën koncensionare me vlerë 80 milionë euro, Majlinda Fetiu i shet aksionet tek biznesmeni Rasim Hamzaraj, i cili siguroi 72.5 përqind të tyre dhe pjesën tjetër Ertel Kërçukut.

Në dhjetor të atij viti, Rasim Hamzaraj ia shet aksionet e tij shoqërisë “Arimo”, një kompani e regjistruar në zonën “offshore” të Amsterdamit, në Hollandë.

Paralelisht me këto ndryshime, kompania “Evita” ishte bashkuar në dhjetor 2015 me Spitalin Amerikan, me administrator Klodian Allajbeun, duke krijuar shoqërinë “DiaVita”.

Pasi “Evita” fitoi tenderin për koncensionin e Hemodializës, “DiaVita”, ku ishte pjesë edhe Allajbeu i Spitalit Amerikan, mori përsipër zbatimin e saj.

Spitali Amerikan, në bazë të kontratave me Fondin, është paguar nga koncensionari “DiaVita” për ofrimin e shërbimit të Dializës ndaj pacientëve, për të cilët nuk sigurohej hapësira në spitalet publike. Siç konstatoi më herët Autoriteti i Konkurencës, Spitali Amerikan është “ofruesi më i madh i shërbimit të Dializës…”. Prej tetorit 2019, kompania koncensionare “DiaVita” është në pronësi të shoqërisë suedeze “Diaverium Diaverium International AB”.