Ja sa pacientë janë në terapi intensive në dy spitalet COVID

390
Sigal

Ministria e Shëndetësisë, duke dhënë sot të rejat më të fundit për situatën e koronavirusit në vend ka theksuar se “momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme”.

Sipas të dhënave harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin.

“Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm shtatë prej tyre janë në terapi intensive”– tha Dr. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë deklaratës së sotme për mediat.

Sipas saj, duke qenë se situata është e qëndrueshme, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.