Floida Kërpaçi: Të gjithë bashkë t’i japim ngjyra rinore auditorëve, lagjeve, shesheve…

248
Sigal

Prononcim për mediat i Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi

Sot është dita e këtyre auditorëve, që për shumë arsye janë bosh. Heshtja e kësaj godine sot flet për zymtësinë dhe mungesën e shpresës që ka zaptuar te miqtë e mi, te ty, të shokët e tu, te të rinjtë e Shqipërisë. Kjo ditë duhet të jetë ditë irritimi dhe revolte për të gjithë ne, që duhet të kuptojmë se ka ardhur koha të marrim fatin e jetës sonë.
Ky është momenti që ti të bëhesh aktiv dhe të marrësh në kontroll të ardhmen tënde, Shqipërinë tënde. Dhe të gjithë bashkë t’i japim ngjyra rinore auditorëve, lagjeve, shesheve, komuniteteve dhe çdo zemre shqiptari.