Arrestohet polici që qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha

418
Sigal

Efektivi i policisë që qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha është arrestuar.

Ai dyshohet se e qëlloi 25 vjeçarin në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ai e ka qëlluar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”. Sipas policisë, në vendngjarje u sekuestrua pistoleta dhe krëhër me fishekë.