Leskaj: Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit për zhvillimin e qëndrueshëm

563
Sigal

Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj merr pjesë në Simpoziumin e 23-të, organizuar në Vjenë  nga Kombet e Bashkuara dhe INTOSAI

Në datat 2-4 mars u zhvillua në Vjenë Simpoziumi i 23-të, organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe INTOSAI (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit) me temë : “Agjenda e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën pas 2015:Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit për zhvillimin e qëndrueshëm”. Krahas drejtuesve të tjerë të Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) mori pjesë edhe një delegacion i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryesuar nga Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj. Simpoziumi drejtohej nga z. Josef Moser, kryetar i Gjykatës Austriake të Audituesve dhe njëherazi Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe z. Wu Hongbo, Nën-Sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Social Ekonomike në Kombet e Bashkuara. Punimet e simpoziumit u përshëndetën në ditën e parë të tij nga SHTZ. Heinz Fischer, President i Austrisë.

 Çështja e parë që u trajtua lidhej me pritshmërinë që kanë parlamentet, qeveritë, Kombet e Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile, donatorët, qytetarët etj., në lidhje me rolin që mund të luajnë Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) në zhvillim e qëndrueshëm. U theksua rëndësia e forcimit të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe e rolit të parlamenteve dhe rëndësia vitale që ka monitorimi  dhe raportimi në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Çështja e dytë lidhej me parakushtet që duhet të plotësojnë SAI-et për t’u angazhuar në mënyrë efektive në Agjendën e zhvillimit të Pas-2015, si pavarësia e SAI-ve, kapacitet e nevojshme profesionale të SAI-ve për të audituar objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, mandatin e nevojshëm, etj. Simpoziumi u përqendrua gjithashtu në mundësitë konkrete të SAI-ve për t’u angazhuar në mënyrë efektive në agjendën e Zhvillimit të Pas-2015 dhe eksperiencat konkrete të tyre dhe u evidentuan fushat në të cilat kërkohet përmirësim, si qeverisja dhe ndërtimi i kapaciteteve në administratën publike, transparenca, llogaridhënia dhe partneriteti. Trajtimi i temës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe roli që mund të luajnë SAI-et në këtë drejtim pasqyron rëndësinë që i kanë dhënë Kombet e Bashkuara dhe komuniteti  i  INTOSAI-t avancimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

 Simpoziumi punoi intensivisht në drejtim të rolit që duhet të luajnë SAI-t në Agjendën e Zhvillimit të Pas-2015 dhe në implementimin e saj. Simpoziumi përpunoi tezat si më poshtë :

  • Pritshmëritë që kanë partnerët dhe qytetarët për SAI-t lidhur me çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm,
  • Parakushtet që duhet të plotësojnë SAI-et për t’u angazhuar në mënyrë efektive në Agjendën e zhvillimit të Pas-2015 dhe plotësimi i detyrimeve që lindin nga strategjia e objektivave të zhvillimit, të vendosura nga shtetet anëtare në rezolutën A/66/228,
  • Eksperiencat dhe mundësitë e SAI-ve për t’u angazhuar në Agjendën e zhvillimit të Pas-2015.

Në përfundim të punimeve, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e përmbushjes së pritshmërive që kanë partnerët tek SAI-t dhe INTOSAI :

  • Qytetarët i shikojnë SAI-t si institucione të besueshme, të cilat nëpërmjet raporteve dhe gjetjeve të tyre ndihmojnë në përdorimin e fondeve publike me ekonomicitet, eficiencë dhe efikasitet.
  • Legjislativi pret nga SAI-t informacione të pavarura, objektive dhe në kohë në lidhje me përdorimin e fondeve publike me ekonomicitet, eficiencë dhe efikasitet, duke pasur një vëmendje të veçantë në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Kombet e Bashkuara presin nga INTOSAI dhe SAI-t të zhvillojnë standardet dhe kapacitetet e nevojshme, për të qenë të aftë të zbatojnë dhe të arrijnë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Miratimi në shtator të 2015 i agjendës së Zhvillimit të Pas-2015 pritet të sjellë ndryshime transformuese në lidhje me mënyrën se si do të rriten ekonomitë e vendeve tona, se si do të zhvillohen shoqëritë tona, se si do të bashkëpunojnë të gjitha vendet e zhvilluara dhe më pak të zhvilluara për të luftuar ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e planetit tonë .

Gjatë punimeve te këtij Simpoziumi, Kryetari i KLSH-së u takua me dy drejtuesit e Simpoziumit,  z Josef Moser, Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe me z. Wu Hongbo, Nën-Sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Social Ekonomike në Kombet e Bashkuara, si dhe me homologët e SAI-ve të Polonisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësues të SAI-ve të tjera Evropiane. Në përfundim të punimeve të Simpoziumit, pjesëmarrësit miratuan Konkluzionet dhe Rekomandimet e këtij aktiviteti të rëndësishëm, të cilat do të bëhen të njohura në gjuhën shqipe ne WEB-in e KLSH-së (përfshirë edhe një material më të zgjeruar me punimet kryesore të Simpoziumit).

“SOM Simpoziumi u përqendrua gjithashtu në mundësitë konkrete të SAI-ve për t’u angazhuar në mënyrë efektive në agjendën e Zhvillimit të Pas-2015 dhe eksperiencat konkrete të tyre dhe u evidentuan fushat në të cilat kërkohet përmirësim, si qeverisja dhe ndërtimi i kapaciteteve në administratën publike, transparenca, llogaridhënia dhe partneriteti