Ja akset rrugore që do të bllokohen për miqësoren Shqipëri-Gjeorgji

469
Policia e Tiranës publikon planin e masave për sigurimin e rendit dhe qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet ekipeve përfaqesuese Shqipëri-Gjeorgji, që do të luhet në 20:00 të mbrëmjes së sotme në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë.
Policia bën me dije se duke filluar nga ora 17:30 datë 16. Nëntor.2015, segmentet rrugore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojnë të bllokuar.
Nuk do të lejohet parakimi dhe kalimi i mjeteve në segmentet rrugore si: të Hotel “Sheraton’’, në sheshin “Italia”, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin “Qemal Stafa’’, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”
Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit.
Sigal