Ja 18 kosovarët e arrestuar, që do kryenin sulmin terrorist te “Loro Boriçi”

626

Sigal

Operacioni i autoriteteve kosovare që besohet se penguar një sulm
terrorist në Shqipëri, ka vënë në pranga 18 kosovarë. Gazeta Express ka
siguruar listën me emrat e të rinjve kosovarë që tashmë janë në burg si të
përfshirë në këtë grup, ndërsa ka të dhëna se ata do kryenin sulmin gjatë
ndeshjes Shqipri-Izrael në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

Një operacion i madh
kundër një grupi të dyshuar terrorist për të parandaluar së paku një sulm
kundër kombëtares së Izraelit në futboll, në ndeshjen e tyre të fundit në
Shqipëri, ka dërguar në burg 18 kosovarë. Ata me vendim të një gjyqtari do të
jenë së paku një muaj në paraburgim.

Gazeta Express publikon
emrat e të arrestuarve: Visar Ibishi (1990), Liridon Morina (1988), Bujar
Brahimi (1985), Burim Istrefi (1988), Kenan Plakaj (1986), Leotrim Vojvoda
(1995), Leotrim Musliu (1994), Lulzim Gashi (1990), Arton Ahmeti (1993),
Argjend Shatri (1994), Besart Peci (1983), Mexhid Shkreta (1985), Leotrim Syla
(1997), Arber Krasniqi (1984), Hajdar Rushiti (1988), Arianit Metallati (1999)
dhe Flamur Gashi (1993)

Policia e Kosovës nuk ka
pranuar që të konfirmojë listën e personave të arrestuar së fundi nga ta me
urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Rasti ka kaluar ne
kompetence te organeve te drejtësisë te cilëve mund t’i referoheni për
informacione te mëtutjeshme”, ka thënë për Express një zyrtar nga Zyra për
Informim e Policisë.

Mësohet se në vezhgim
janë edhe persona të tjerë, ndërsa numri i të arrestuarve mund të shkojë deri
në 30 deri në fund të operacionit.

Deri tani në lidhje këtë
rast ka pasur të arrestuar edhe në Shqipëri e Maqedoni, por që të dyja ato
operacione ndërlidhen me grupin e Kosovës, që janë këta gjenerata e re e të
prekurve nga idetë e islamit radikal që lypin shtet me “Shariat” përmes
“xhihadit”, të frymëzuar nga lëvizja e islamit politik e njohur si wahabizmi.

Që nga vera e viti 2014,
kur Kosova iu bashkua aleancës ndërkombëtare Anti-ISIS në vend janë zhvilluar
shumë operacione kundër-terrorizëm, janë arrestuar po ashtu dhjetëra të dyshuar
për përfshirje në luftërat në Irak e Siri, si xhihadistë, një pjesë e mirë e
tyre janë akuzuar e gjykuar, e pak prej tyre edhe janë dënuar. Me aktakuza së
fundi janë prekur edhe imamë të fuqishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe
lider politikë islamikë.

Kosova për një kohë të
gjatë është konsideruar si vendi më i prekur në Europë nga fenomeni i
luftëtarëve të huaj në grupet terroristet ku strategji kundër ekstremizmit të
dhunshëm e Qeverisë thotë që numri i pjesëmarrësve kosovarë në këto grupe
kishte qenë mbi 300 xhihadistë që kur përllogaritet me numrin prej 1.8 milionë
banoresh jep të dhëna alarmante.

Aktualisht, sipas Blerim
Ramës nga njësia kundër-terrorizëm e Policisë së Kosovës janë në Siri mbi 140
kosovarë, por ai nuk ka specifikuar se a bëhet fjalë vetëm për luftëtarë apo
edhe për familjarët e tyre, gra e fëmijë.

Në këtë konflikt nuk
është plotësisht e konfirmuar, por edhe autoritete flasin për një numër të
kosovarëve të vrarë në të që sillet rreth 60 viktima- ose të cilësuar nga grupi
SISI dhe krahu i Al-Kaidës në Siri, Xhabhatu Al-Nusra si “shahidë”