Po udhëtonte me motoçikletë, rrëzohet i moshuari në Korçë

Një i moshuar i cili po udhëtonte me motoçikletë ka mbetur  plagosur pasditen e kësaj të premte në Korçë.

Sipas informacioneve, ngjarja është regjistruar në zonën e unazës në qytet.

NOA

Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të detajeve, i moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.