Italia miraton dekretin- 30 mijë vende pune sezonale për shtetasit e huaj. Profesionet dhe aplikimi i shqiptarëve

970
Vendet e punës përfshijnë sektorët e turizmit, bujqësisë e ndërtimit. Ja ku të aplikoni dhe shtetasit që pranohen
Italia miraton dekretin – 30 mijë vende pune sezonale për punëtorët e huaj
Shteti italian ka miratuar dekretin e përcaktuar më parë nga Ministria e Brendshme në lidhje me punësimin sezonal të më shumë se 30 mijë shtetasve të huaj të cilët do të kenë mundësinë të punojnë në Itali për një periudhë të caktuar, në profesione që përfshijnë bujqësinë, turizmin dhe ndërtimin. Qeveria nxori dekretin e flukseve 2019 disa ditë më parë dhe që prej datës 16 prill do të nisë paraqitja e kërkesave në portalin e Ministrisë së Brendshme italiane https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Dekreti i flukseve përbën të vetmen mënyrë të ligjshme për të shkuar në Itali për punë, dhe shërben gjithashtu për konvertime lejesh të ndryshme qëndrimi në leje pune, të të huajve tashmë rezidentë në Itali, apo që kanë një lejeqëndrim afatgjatë CE të lëshuar nga një vend tjetër i BE-së. Në dekret përcaktohet gjithashtu edhe kalendari i nisjes së kërkesave, që do të përgatiten e do të paraqiten, si gjithmonë përmes portalit të ministrisë së Brendshme
Sigal

Kuotat e punësimit dhe vendet që mund të aplikojnë

– 18.000 për punonjës sezonalë për sektorin bujqësor dhe turistik. Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Hercegovina, Koreja, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia etj.

– 2.000 nga 18 mijë kuotat e këtij dekreti u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare, me fjalë të tjera, punonjësve që janë thirrur për të bërë punë sezonale në Itali, të paktën njëherë në pesë vjetët e fundit dhe për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur një dekret fluksesh.

– 500 hyrje për punonjës të huaj jo sezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin;

– 100 punonjës të pavarur apo të varur jo sezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguai, Venezuelë dhe Brazil;

– 2.400 hyrje për punonjës të pavarur: sipërmarrës që duan të ngrenë në Itali një sipërmarrje Start-up apo të hapin një aktivitet privat duke investuar jo më pak se 500.000 € e që parashikon hapjen e të paktën 3 vendeve të reja pune, apo profesionistë, administratorë shoqërish, artistë të famshëm.
Paraqitja e kërkesave

– Kërkesat për punonjësit josezonalë, të pavarurit dhe konvertimet do të mund të nisen online nga ora 9:00 e 16 prillit 2019.

– Kërkesat për punonjësit sezonalë do të mund të nisen nga ora 9:00 e 24 prillit 2019.

– Për të gjitha llojet e hyrjeve dhe konvertimeve, do të mund të paraqiten kërkesa deri në 31 dhjetor 2019. Kuotat do të jepen sipas rendit të trajtimit të kërkesave që do të ndjekë atë të nisjes së tyre.

Qeveria nxori dekretin e flukseve 2019 disa ditë më parë dhe që prej datës 16 prill do të nisë paraqitja e kërkesave në portalin e Ministrisë së Brendshme italiane https://nullaostalavoro.dlci.interno.it.