Itali/ Restorantet dhe lokalet pritet të hapen më 4 Maj

378
Sigal

Pas 20 prillit thuajse gjithë industritë në Itali do të jenë në punë. Ndërkohë që një prej varianteve që po diskutohet është dhe ai i hapjes së restoranteve dhe bareve më datën 4 maj.

Agjencia Ansa raporton se ekspertët po shikojnë mundësinë që bizneset e shërbimit, si lokalet dhe restorantet të nisin punën.

Nuk bëhet fjalë për një hapje të plotë, por nisjen e punës me rregulla të reja. Disa prej rregullave që po diskutohen janë; shërbimi i banakut dhe kamarierëve të bëhet më masa mbrojtëse, doreza dhe maskë.

Distanca mes tavolinave të jetë më e madhe si dhe të vendoset distancë dhe nga banaku.
Ndërkohë që më të favorizuara do të jenë lokalet dhe restorantet që kanë ambiente jashtë.

Qeveria e Guseppe Contes pritet të nxjerrë këtë javë një dekret të ri për hapjen e bizneseve ku do të merret një vendim dhe për lokalet.