Koronavirusi/ OBSH: Nuk ka garanci se kush është infektuar, krijon anti-trupa

339
Sigal

Teksa shumë vende kanë treguar interesim të madh për të blerë miliona teste të antitrupave, duke sugjeruar që personave për të cilët është vërtetuar se kanë pasur virus mund t’u jepen “pasaporta imuniteti” dhe do të jenë në gjendje të kthehen në punë, Organizata Botërore e Shëndetësisë rihap një tjetër debat.

Sipas OBSH, ka dyshime të forta se te njerëzit nuk krijohen anti-trupa për të luftuar Koronavirusin, raporton BBC.

Qeveria bitanike ka blerë deri tani 3.5 milionë teste anti-trupash, por ende nuk ka gjetur një të tillë që është mjaft e besueshme për t’u përdorur.

Duke folur nga Gjeneva, ekspertja i OBSH-së, Maria Van Kerkhove është shprehur se nuk kishte “asnjë provë” që të qënurit të infektuar krijon imunitet ndaj COVID-19.

Sipas saj, testet e para nuk tregojnë se një numër i madh njerëzish po zhvillonin antitrupa pasi kishin marrë virusin, çka do të thotë që shanse për krijimin e “imunitetit të tufës” nuk ishin të larta.

Deri sot, shumë shkencëtarë në botë ishin të mendimit se, nëse gjejmë kush e ka kaluar coronavirusin, me ose pa shenja, ka antitrupa mbrojtës ndaj tij. Pra kush nuk është më infektues ndaj te tjerëve dhe ështëi mbrojtur, nuk sëmuret më.

Deklaratat e fundit të OBSH priten ta fusin botën në një tjetër debat të fortë, ndërsa nga SHBA sot erdhën lajme të mira edhe sa i përket ilaçeve që mund të mposhtin virusin që deri tani i ka marrë jetën mbi 150 mijë personave në botë.