Ishte duke u ngrohur me tharësen e flokëve, por i morën flakë pizhamet, humb jetën 88-vjeçari

114
Sigal

Fund tragjik për një të moshuar në Itali, i cili teksa ishte duke u ngrohur me tharëse rrobash, është djegur. Ngjarja ndodhi në Orsogna.

88-vjeçari Vittorio D’Alleva ndërroi jetë pasi pizhamet i morën flakë në momentin që po ngrohej me tharësen e flokëve.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur të dielën e 15 janarit, ndërsa lajmi është bërë publik dje. I moshuari pësoi djegie të rënda në trup dhe ndonëse u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Chieti, humbi jetën.