Ishte duke punuar dhe bie nga skela, humb jetën 53-vjeçari shqiptar në Greqi

98
Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 53-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skela, teksa po kryente punimet në një banesë.

Mësohet se shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 2.5 m dhe ka vdekur në vend.

Menjëherë janë lajmëruar autoritetet dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të hetuar më shumë rreth aksidentit fatal.