Sot ka ditëlindjen, Meta: Falenderoj të gjithë miqtë për urimet, në veçanti nënën e cila më dha jetën

100
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta feston sot ditën e lindjes.

Për 54-vjetorin, Meta ka ndarë një mesazh të veçantë. Teksa ka ndarë një foto të tijën kur ishte i vogël, Meta falenderon të gjithë personat që e uruan, në veçanti nënën e tij.

Postimi:

Falenderoj të gjithë miqtë për urimet e përzemërta që më kanë dërguar dhe dëshiroj që ata të kenë vetëm gëzime! Një falenderim të veçantë e kam për nënën time, e cila më dha jetën dhe emrin!