ISHP: Nëse sëmureni gjatë udhëtimit, informoni ekuipazhin!

528
Sigal

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë udhëzime sot për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë jashtë kufijve, mbështetur në rekomandimet e OBSH-së për të parandaluar koronavirusin e ri se “nëse sëmureni gjatë udhëtimit, informoni ekuipazhin dhe kërkoni kujdes mjekësor menjëhërë. Personelit të kujdesit shëndetësor tregojini gjithë historinë e udhëtimit tuaj”.

ISHP po ashtu ka informuar se çfarë është koronavirusi, çfarë simptomash ka dhe si mund të mbrohemi prej tij.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë njoftoi qytetarët senë bashkëpunim me OBSH-në po merr masa për të parandaluar hyrjen e virusit në Shqipëri. “Pavarësish se rreziku ynë është më i vogël, sepse nuk kemi linja direkte fluturimi me Kinën, – tha ministrja Manastirliu, – po marrim masa sipas rekomandimeve të fundit të OBSH-së.”