Në kantierin e Pediatrisë së Tiranës vijon puna për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël. Më herët ishte kryeministri i vendit Edi Rama që i kushtoi një vëmendje punimeve që po kryhen për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që drejtohet nga zonja Albana Fico. Punimet që ndodhen në fazën e dytë të projektit do të mundësojnë të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj. Me përfundimin e fazës së dytë kompletohet kështu i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.
Ballina Aktualitet Investimi në pediatrinë e Tiranës, vijon modernizimi i infrastrukturës spitalore në QSUT