Kë telefonoi Saimir Tahiri? Para vendosjes së prangave ish-ministrit iu lejua vetëm një telefonatë

236
Sigal

GJKKO ka vendosur sot dënim me burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiraj.

I surprizuar nga ky vendim, edhe pse i qeshur herë pas here në fytyrë, Tahiri tregonte shenja nervoziteti.

I tensionuar dukej edhe avokati i tij Maksim Haxhia. Në momentin që është dhënë vendimi, atij i është lejuar një telefonatë, por nuk dihet se me kë foli ish-ministri.

Tahiri sot do të shkojë në burg dhe i mbetet atij nëse do e dërgojë në rekurs në Gjykatën e Lartë.

I prangosur Tahiri do dërgohet në ambientet e paraburgimit.

Sipas vendimit final të Gjykatës, Tahiri ka cënuar interesat e shtetit, ndaj favorizimit të dhënë Habilajve. Gjithashtu ai ka pasur kontakte jo korrekte edhe me vëllain e Moisi Habilajt, Artanin.

Ai ka shpërqendruar detyrën sepse ka përfituar dhurata nga grupi kriminal Habilaj.