Protesta e opozitës/ Artisti Neritan Liçaj: Armiku jonë i vetëm Edi Rama

544
Sigal

Artisti i njohur Neritan Liçaj i cili i është bashkuar protestës së 10-të kombëtare të opozitës ë bashkuar së bashku me artistë të tjerë, në një prononcim për mediat nga bulevardi përpara kryeministrisë ku po protestohet u shpreh se do të vijojnë me protestat deri sa kauzat e tyre të zgjidhen. “Ne kemi patur një armik të vetëm, Edi Ramën, më parë si kryetar bashkie dhe tashmë kryeministër.”-shprehet Liçaj.

“Kjo është një kauzë e të gjithëve. Ne kemi patur një armik të vetëm, Edi Ramën. Njëherë si kryebashkiak dhe tani si kryeministër. Ai është problemi jonë i vetëm. Ne do të vijojmë derisa problemet tona të zgjidhen. Ligji i ri për teatrin, godina që duhet ruajtur, financimet etj. Dhe ajo qeveri që do vijë pas Ramës mua do më ketë sërish në shesh nëse s’plotësohen kushtet tona.”-tha Liçaj.