Ing. Xhevair Ngjeqari: Projekti i ARRSH, torturë për hyrjen në Tiranë. Kryqëzimi i Shqiponjës, një zgjidhje e gabuar

286

“Autorët e projektit sheshit Skënderbej dhe Kryqëzimit Shqiponjës, ose janë kalamaj, që ngatërrojnë realitetin e qarkullimit me moviolat e tredimensionaleve, ose paguhen nga Ballkani Hapur, për të torturuar qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve. Financimi i veprave jo rentabël , nuk justifikohet nga asnjë argument.”

Sigal

 

Projekte që torturojnë qarkullimin.

Rilindja u betua se vëndi do të organizohej mbi bazën e projekteve komplekse teknike, ekonomike, që do përmirësonin jetën dhe mirëqënien në nivel kombëtar. Baza e të cilës është shpejtësia, liria dhe kostua e ulët e lëvizjes njerëzve dhe mallrave. Por qarkullimi në Tiranë është një torturë për njerëzit, mjetet, koston, mjedisin. Një plan 10 vjeçar, për çbllokimin e 10 kryqëzimeve kryesore, do të ishte emergjente për lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet. Por në 10 vitet e fundit, jo vetëm nuk është ndërtuar asnjë kryqëzim i ri, por janë shtuar me vetëdije, bllokimet dhe torturat në qarkullimin e brëndshëm.

Bllokimi i sheshit Skënderbej.

Vetëm nga bllokimi i sheshit Skënderbej, minmalja, 25000 mjete në ditë, që vijnë nga sheshi Nënë Tereza, sheshi Uillson, Unaza Myslym Shyri, rr.Kavajës, rr.Durrësit, unaza e Lanës, st.Trenit dhe anasjelltas, etj. janë të detyruara të futen në ngushticën e Torre Drinit. Duke përshkruar për çdo kalim min. 500ml, më tepër; të cilat në një vit, arrijnë ,1,8 milion km,90ton karburant,234 ton CO2 dhe 12 450 ditë pune, më tepër. Pa llogaritur bllokimet në kryqëzimet zinxhir. Këtu shtrohet pyetja: Cili është ai specialist, apo këshill teknik që ka miratuar projektin barbar, që bllokon, torturon, njerëzit dhe mjetet në qendër të Tiranës? Për të çbllokuar sheshin e Ferrit të Rilindjes, nevoitet ndërtimi i të paktën tre nënkalime. Një për rrugën e Durrësit, një për rrrugën e Kavajës dhe një për lidhjen e dy bulevardeve. Tre nivelet e nënkalimeve realizohen pa dëmtuar perspektivën e ndërtimit të metrosë, nën sheshin me Gungaç ose sheshin e fshatit bashkisë, që do të përdoret edhe për të parë sportet.

“Shqipëria nuk është në Krizë. Ato ka fillimin dhe fundin. Ekonomia është në kaos dhe anarshi të plotë. Financimet e projekteve jo rentabël, kanë shkatërruar boshtin dhe prioritetin ekonomik. Çmimet do kalojnë vëndet elitare të Europës. Një plan 10 vjeçar nevoitet për përmirësimet ekonomike. Duke filluar nga çbllokimi i qarkullimit në Tiranë.”

Kryqëzimi i Shqiponjës

Nga matjet e lëvizjes të mjeteve, kryqëzimet e Shqiponjës, Zogut Zi dhe 21 Dhjetorit krijojnë bllokimet më të mëdha. Ato janë të lidhura me qarkullimin e brëndshëm, por edhe me Autostradën Tiranë-Vorë-Durrës, e cila formon kryeqytetin linear, tregtaro-industrial, të vëndit ose magazinën më të madhe të përpunimit, distribucionit dhe konsumit mallrave. Kjo nënkupton që Kryqëzimi Shqiponjës apo Sorrës dhe Zogut Zi do të ishin prioritet. Tenderi i kryqëzimit Shqiponjës është bërë disa herë…Kur të “Paudhët” zbuluan fallsifikimet, e Comp.U.S.A. Dunëell Haberman “ Albania”, ndryshuan projektin duke i dhënë një zgjidhje të gabuar, dhe ulën fondet për të mos u kuptuar abuzimet. Shqipëria nuk është në Krizë. Ajo ka fillimin dhe fundin. Ekonomia është në kaos dhe anarshi të plotë. Financimet e projekteve jo rentabël, kanë shkatërruar boshtin dhe prioritetet ekonomike. Çmimet do kalojnë vëndet elitare të Europës.

Një plan 10 vjeçar nevoitet për përmirësimet ekonomike. Duke filluar nga çbllokimi i qarkullimit në Tiranë. Ka dy mënyra për të drejtuar një shtet.

1-Duke u bazuar në diturinë dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore.

2-Duke u mburrur e fajësuar të tjerët për identitetin dhe varfërinë. Kjo të kujton proverbin.. “Uratë pasi katranose Vatanin, do menderosësh Ballkanin”. Autorët e projektit të sheshit Skënderbej dhe Kryqëzimit Shqiponjës, ose janë kalamaj, që ngatërrojnë realitetin e qarkullimit, me moviolat e tre dimensionaleve, ose paguhen nga Ballkani Hapur, për të torturuar qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve. Financimi veprave jo rentabël , nuk justifikohet nga asnjë argument. 2 ndërtimet rrugore. Ndërsa nga ana teknike, kalimi i mjeteve në drejtim të Durrësit dhe drejtim të Unazës, do të ishin të lira, të pakryqëzuara me njëra tjetrën. E nisur me bujë të madhe, unaza dhe Kryqëzimi Shqiponjës krijohet opinioni se do të ndërtojë një nyje moderne dhe funksionale. Por për fatin e zi të shqiptarëve në Kryqëzimin e Shqiponjës, drejtimi i kalimit për në Durrës dhe kalimi në unazën e teknologjikut, do të kryqëzohen në sipërfaqe. Ndarja e kalimit të mjeteve do të realizohet nëpërmjet Semaforit: që nënkupton se drejtimet kryesore të lëvizjes për në Durrës dhe Unazë, do të komandohen nga Semafori. Cili është përfitimi? Cili ishte qëllimi kryesor i investimit. Kalimi me Semafor nënkupton se mjetet do të presin në radhë, ose do të shfrytëzojnë gjysmën e kohës për të shkuar në destinacion. Nga ana funksionale, te kryqëzimi Shqiponjës u ndërtua një vepër rrugore me dy nivele, i ngjajshëm me kryqëzimin e Teknologjikut. Ky është një ndërtim dhe financim plotësisht i gabuar.

Përveç zgjidhjes të gabuar te Shqiponja, në tërësi gjeometria e lëvizjes të mjeteve në segmentin, nga kryqëzimi kompraçikos apo shtatanik i Teknologjikut deri te kryqëzimi Sorrës, ka shumë thyerje dhe disnivele jo praktike dhe jo funksionale, që nuk krijojnë lirinë e lëvizjes mjeteve. Por duhet një skuadër policësh e semaforësh për të organizuar lëvizjet. Pa llogaritur pluhurin, gazin, që prodhojnë vetëm ndotje epidemike. Autorët e projektit të sheshit Skënderbej dhe Kryqëzimit të Shqiponjës ose janë kalamaj, që ngatërrojnë realitetin e qarkullimit, me moviolat e tre dimensionaleve, ose paguhen nga Ballkani Hapur, për të torturuar qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve në lëvizjen e brëndshëme të kryeqytetit.

Në16/12/2018 të “Paudhët”vërtetuan se comp.Dunwell Haberman “DH Albania”, fituese e projektit të mbikalimit të Kryqëzimit Shqiponja, me vlerë 40 milion€uro, kishte fallsifikuar dokumentat e tenderit. Natyrisht tenderi u anullua. Por Autoriteti Rrugor menjëherë, hap tenderin për një projekt të ri, për Kryqëzimin Shqiponja. Më 30/V/2019,bashkia Tiranë dhe min.Trasportit prezantojnë projektin e ndryshuar. Në të cilin kishin hequr mbikalimin kryesor, që realizonte kalimin e lirë të mjeteve në të gjitha drejtimet, te Kryqëzimi Shqiponjës, duke ulur njëkohësisht edhe fondet. 2. Ndryshimi i projektit të Kryqëzimit Shqiponjës dhe ulja e kostos ndërtimit nuk bazohet në asnjë argument. Bile ka krijuar dyshime në marrëdhënie me kompaninë Amerikane me pushtetarët e lartë. Përse u ndryshua projekti dhe u ul kostua e ndërtimit, pasi iku kompania amerikane. Istitucionet mund të shpallnin tender pa ndryshuar projektin?

“Ka dy mënyra për të drejtuar një shtet. 1-Duke u bazuar në diturinë dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore. 2-Duke u mburrur e fajësuar të tjerët për identitetin dhe varfërinë. Kjo të kujton proverbin.. “Uratë: pasi katranose Vatanin, do menderosësh Ballkanin”.”

Kryqëzimi teknologjikut

Kryqëzimi Teknollogjikut ka dy nivele kalimi. Nga ana funksionale nëpërmjet një rotonde, bllokon qarkullimin e lirë të mjeteve të Unazës me aksin e rrugës kombinatit. Për një zgjidhe të gjithë lëvizjeve të lira, nga Teknologjiku deri te Shqiponja, u mendua se mund të shtohej dhe një nivel tjetër kalimi në mbikalimin këmbë-shkurtër të teknollogjikut. Ky investim do të realizonte qarkullimin e lirë në kryqëzimin Teknollogjikut, Shqiponjës dhe gjithë Unazës. Por projektuesit e Rilindjes ndërtuan në kryqëzimin e Shqiponjës një shesh katror, të ngjashme me rotondën rrethore të teknollogjikut. Ndërsa nga ana arkitektonike mbikalimi teknollogjikut nuk është një vepër arti. Projekti egzistues me tre nivele Kalimi…….Projekti i Ri. Kryqëzimi Shqiponjës komandohet me Semafor. 3 elegante, është shtat shkurtër, është i deformuar, nuk ka raporte kostruktive në raport me lartësinë. Mbikalimi Shkozetit është shumë më estetik dhe elegant se asimetriku i teknollogjikut. 4. Avenyeja e Unazës nga teknollogjiku deri te shqiponja dhe projekti Kryqëzimit Shqiponjës u reklamua me të madhe si modeli i infrastrukturës bashkëkohore. Në të gjithë investimin e unazës, nyja më e rëndësishme e qarkullimit ishte Kryqëzimi Shqiponjës..Por duke hequr mbikalimin kryesor, hoqën kalimin e lirë Tiranë-Vorë-Durrës , ose bllokuan lëvizjen e lirë. Mbikalime ka në gjatësinë nga Teknollogjiku te Shqiponja, por nuk do të ketë pikërisht në nyjen kryesore të Shqiponjës. Nuk gjej asnjë sofizëm për të argumentuar zgjidhjen që bllokon lëvizjen e lirë të mjeteve në udhëkryqin sipërfaqësor të rrugës Tiranë-Durrës dhe Unazës Tiranës, në segmentin Teknollogjik–Laprakë.

Projektet e detyruara të kryqëzimeve

Një kryqëzim rrugor me dy vija kalimi, për të realizuar qarkullimin e lirë, duhet vepra rrugore, të realizojë lëvizjen e lirë të mjeteve në 12 drejtime rrugore. Projekti parë i Kryqëzimit Shqiponjës ishte parashikuar me tre nivele kalimi dhe siguronte kalimin e lirë në të gjitha drejtimet e kryqëzimit. Kalimet e mjeteve me intesitet të lartë qarkullimi, në kryqëzimet me semafor, gjithmonë krijojnë bllokime. Ky fenomen ndodh te 21 Dhjetori dhe Zogu Zi etj. Në qoftë se për qarkullimin e mjeteve në një kryqëzim, nuk ndërtohet një vepër rrugore me tre nivele kalimi, bllokimi mjeteve ndodh si te kalimi gërdallë i teknollogjikut. 6. Në fig*4* jepet një mbikalim tip, që evidenton se, një kryqëzim me dy vija kalimi, për të realizuar qarkullimin e lirë në të gjitha drejtimet, gjeneron ose krijon 12 drejtime lëvizjesh. Secili plan lëvizjesh kërkon katër drejtime të lira qarkullimi. Prandaj për të realizuar qarkullimin e lirë të mjeteve në një kryqëzim, është i detyruar të ndërtojë një vepër me tre nivele mbikalimesh apo nënkalimesh. Ndërsa në kryqëzimin e Zogut Zi, disniveli terrenit lejon ndërtimin e një mbikalimi elegant, me tre nivele, dhe me kosto të ulët.

“Tenderi i Kryqëzimit Shqiponja është bërë disa herë…Kur të “Paudhët” zbuluan fallsifikimet, e Comp.U.S.A. Dunwell Haberman “ Albania”, ndryshuan projektin duke  i dhënë një zgjidhje të gabuar, dhe ulën fondet për të mos u kuptuar abuzimet .”

Kryqëzimet emergjente që duhen çbllokuar

Bllokimi i mjeteve formon një pandemi shumë të madhe, të padukshme, të papërballueshme për shëndetin, ekonominë dhe jetën njerëzore. Pa llogaritur stresin, ankthin dhe kohën e humbur. Tre kryqëzimet aktuale artificiale, në sheshin Skënderbej, kryqëzimet e Zogut e Zi, 21Dhjetorit, Shqiponja, në hyrje të Don Boskos, Farmacia 10, te Bryli, rruga e Elbasanit, ish stacioni trenit, te Istituti Bujqësor, kanë nevojë për një program disa vjeçar investimi të detyruar. Por në vënd që të programonin çbllokimet, autoriteti rrugor , ka financuar ndërtimet që bllokojnë qarkullimin e lëvizjes në Tiranë dhe qytete të tjera.

Ndërsa teoria e ngushtimit rrugëve në korridoret me intensive të qarkullimit në plazhin e Durrësit dhe Ferrobetonin e Lungo Mares Vlorë, në emër të udhëtimit ngadalësuar për të mbrojtur këmbësorët, janë një vazhdim i torturave të qarkullimit, që ndodh në Tiranë. Nuk di cilët janë autorët e projekteve antiekonomike dhe antimjedisore dhe cilat janë këshillat teknike që miratojnë. Por defakto ato torturojnë lëvizjen e mjeteve, njerëzve dhe shkatërrojnë ekonominë vendore. 3. Simbas treguesve të Kom.EU. Libri Bardhë 2010, bllokimet e kryqëzimeve ose konçestionet rrugore, formojnë një pandemi shumë të madhe, të padukshme, të papërballueshme për shëndetin, që rrisin deri në 15 %. Pa llogaritur stresin, ankthin dhe kohën e humbur, që nënkupton se përveç torturës mjeteve, njerëzve, ato kanë një kosto në kohëzgjatjen dhe mesataren e gjatësisë ditore, të qarkullimit brëndshëm, që është një tregues bazë në ekonominë vendore të një shteti.

Projekte jo rentabël të infrastrukturës shqiptare

Shpenzimet e ndërtimit tunelit Llogorasë, korridorit tokësor Muriqan-Fier, investimi i parakohshëm i aeroportit Vlorë, mungesa e përpunimit dhe tranzitit të mallrave në porte, mungesa e porteve të mallrave, peshkimit në bregdetin më të vyer të Mesdheut, projekti i falimentuar i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas, në gjurmëm egzistuese, evidentojnë të vërtetën e hidhur, që ekonomia shqiptare nuk ka asnjë bosht ekonomik, në asnjë nga degët kryesore të ekonomisë. Kriza aktuale në bërthamën e saj ka dhe koston e bllokimit, qarkullimit të brëndshëm, koston e ndërtimit të veprave jo rentabël, jo ekonomike, antikombëtare të natyrës, portit të mallrave në kënetën e Porto Romanos. Vetëm në Shqipëri gjen drejtues shteti që gënjejnë, se do të ndërtojmë portin e mallrave për tre vjet, kur ai nuk ndërtohet as për 100 vjet në bregdet të gabuar. 5. Ekonomia shqiptare nuk është në krizë: Sepse kurbat kanë fillimin, kohëzgjatjen, mbarimin. Së bashku me mungesën e subvencioneve në bujqësi, ekonomia shqiptare është në kaos dhe anarshi të plotë. Çmimet e mallrave të konsumit të gjërë do të rriten pa kufi. Ekonomia vendore kërkon minimalja një plan 10 vjeçar të fillojë përmirësimin. Duke filluar nga programet e çbllokimet e mjeteve dhe mallrave.