Muzeu Historik Kombëtar dhe Ambasada e Austrisë në Tiranë aktivitete në kuadër të kuadër të 110-vjetorit të vendosjes së marrëdhenieve diplomatike

Të nderuar,  

Muzeu Historik Kombëtar dhe Ambasada e Austrisë në Tiranë kanë kënaqësinë t’ju ftojnë më datë 3 mars 2023 në dy aktivitete që organizohen në kuadër të kuadër të 110-vjetorit të vendosjes së marrëdhenieve diplomatike mes dy vendeve tona.  

NOA

Në orën 09:30 do të organizohet simpoziumi me temë: “110 vjet njohje diplomatike dhe miqësi Shqipëri – Austri” në sallën “Kostandin Shpataraku” pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Të ftuar për të referuar do të jenë:  

-Dr. Dorian Koçi “Historik i shkurtër i interesimit Austriak për Shqipërinë”.  

-Prof.dr.Fehari Ramadani- Universiteti i Tetoves. “Shqiptarët në politikën e jashtme të Austro-Hungarisë në fund të shek.19”.  

-Prof. Ass. Elena Kocaqi. “Një historik i shkurtër i kontributit austriak në Pavarësinë e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me elitën shqiptare gjatë Luftës së Madhe.  

-Prof. Dr Ylber Sela. “Organizimi i studentëve shqiptarë në Austri”  

Dhe në orën 19:00 ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e Ekspozitës së Artit Bashkëkohor Shqipëri-Austri e titulluar “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”, e kuruar nga dr. Oltsen Gripshi.   

Ekspozita bën bashkë 10 artistët më në zë të artit bashkëkohor midis Shqipërisë dhe Austrisë, ku gjuha pamore me të cilën ata paraqiten tek publiku shqiptar është sa e larmishme për nga teknikat e përdorura aq dhe gjithëpërfshirëse për nga tematikat e trajtuara.   

Ekspozita do të qendrojë e hapur në ambientet e Hollit Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar nga data 3 deri më 12 mars 2023.   

Ju mirëpresim!