E FUNDIT/ Arrestohet Dan Hutra

98
Sigal

Arrestohet autori i masakres ne Tirane.

Dan Hutra që terrorizoi sot kryeqytetin, duke vrare 3 gra eshte vene ne pranga.

Hutra eshte arrestuar ne zonen e Kombinatit ne Tirane.

Rreth orës 12:30 në rrugën ‘Rustem Haklaj’, në Kodër-Kamzë, Dan Hutra rreth 40 vjeç ka plagosur me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Autori ka arritur të largohet dhe është shpallur në kërkim nga policia. Sipas policisë, ai është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007 në Kukës.

‘Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën ‘Rustem Haklaj’, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës’, sipas policisë.