Pse shqetësohet “Teo i tmerrshëm” i ONM-së nga protesta e opozitës?!

605
Sigal

Teo Jacobs është vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Ai bën punën e tij në Tiranë. Po ashtu, Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë. Gjithashtu, edhe Rama bën punën e tij në Tiranë. Jacobs dhe Rama, si rregull, nuk duhet t’i bashkojë asgjë.

Por Teo dhe Edi kanë një të përbashkët; ata të dy i druhen protestës opozitare. Është e kuptueshme që kryeministri të druhet nga revolta qytetare, pasi po sheh se si po i rrëzohet pushteti. Po z. Teo, çfarë halli ka me protestën e opozitës?

Vëzhguesi i ONM nuk i është përmbajtur dëshirës për të komentuar protestën qytetare dhe të opozitës, në kundërshtim flagrant me detyrën që mban në Tiranë.

Në një postim në platformën “Twitter”, Theo Jacobs (theojacobs3) ka vendosur një koment, në gjuhën e tij, e cila, e përkthyer në shqip është: “Pas pak, në Tiranë, do të zhvillohet një protestë. Asnjëherë nuk i dihet se si shkojnë. Kjo është arsye pse, me disa të tjerë, po marrim një pirun tek ‘Arturi’ në Durrës. Duket zgjedhje më e sigurt”.

  1. Jacobs, i cili njihet edhe si “Teo i tmerrshëm” ka zgjedhur të qëndrojë larg kryeqytetit dhe të shijojë një drekë të shijshme dhe të shtrenjtë tek një prej lokaleve më luksoze në Durrës.

Pagesa që merr për “lodhjen” në Shqipëri ia krijon mundësinë që të shijojë resurset e vendit tonë. Ai gjendet në Shqipëri për të pastruar sistemin e drejtësisë dhe, natyrisht, disa kohë relaksi i meriton, pasi lodhja e tij është shumë e madhe. Z. Jacobs u lodh shumë për të mos reaguar ndaj shkeljeve flagrante të drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela. Pasi iu hidhërua goja për shkak të mospagimit të taksave nga ana e prokurores dhe bashkëshortit të saj, Vangjel Prela, vëzhguesi Jacobs, mesa duket, ka vendosur që të rregullojë shijet në Durrës.

Ka zgjedhur, pikërisht, qytetin, në të cilën Donika Prela ka kryer veprimet që i kanë hidhëruar shijet vëzhguesit Jacobs. Ai ka menduar që të rregullojë shqisën e hidhëruar pikërisht në vendin nga ku ka nisur ky proces i vështirë për gojën e z. Theo. Në Durrës.

“Boldnews.al” e uron z. Teo “të bëftë mirë!” Sa për shqetësimin e tij për protestën opozitare, ndoshta duhet të japë një shpjegim vetë, se përse ndihet njëlloj me Edi Ramën dhe “Rilindjen”, përfundon vëzhgimin e tij Boldnews.al.