Ing. Xhevair Ngjeqari: Betonimi i rërës në plazhin e Himarës dhe Livadhit përbën një krim turistik kombëtar

635
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Krimi ekonomik në emër të intersave private , mbulon me pllaka betoni rërën e shenjtë të bregdetit të Himarës. Xhahilët po tentojnë të betonizojnë edhe bregun ranor të Livadhit.

Në brigjet ujore jetojnë rreth 18% ose 1,23 miliard banorë. Në vitet 2050, parashikohet që mbi 2,4 miliard ,ose mbi 30% popullsisë botërore, të zhvendoset pranë brigjeve detare. Në vijën bregdetare do të strehohen mbi 2 milionë shqiptarë. Korridori Turistik do të formojë kollonën vertebrare të ekonomisë dhe strehimit shqiptar.

Bregdeti i Himarës

Komoditeti dhe kënaqësia e banjove detare realizohet kur cektësia dhe brigjet janë të mbushura nga shtresat ranore. Që në brigjet e Adriatikut dhe Mesdheut janë shumë të pakta. Falë prurjeve të ngurta të përroit të Himarës, Vardhunit dhe Bucit dhe seleksionimit nga dallgëzimet detare, është formuar, bregdeti ranor në gjirin eliptik të Himarës ,me një kordë gjeometrike rreth1450m dhe një perimetër bregdetar rreth L=2650 m. Shtresat e granuluara ranore mbulojnë gjirin me gjerësi 40-70 m në relievin e bregut tokësor, ndërsa shtrihen edhe në thellësinë e shelfit detar, me koloret e kokrizave më të mëdha. Që nën thyerjet e rezeve të diellit dhe dritës nga tejdukshmëria ujore, së bashku me botën e gjallë marrin e formojnë imazhe mbresë-lënëse. I mbrojtur nga korentet Veriore dhe Lindore dhe i hapur nga rezatimit Jug– Perëndimor, gjiri i Himarës është një vepër arti natyrale mjedisore , balneare , turistike , panoramike dhe me vizion të lirë në hapësirat detare. Në cepin jugor të gjirit natyra i ka dhuruar dhe burimin e ujit të pijshëm të Potamit, duke plotësuar të gjitha nevojat njerëzore ambientale. Pothuaj në mezin e bregut të Himarës një zgjatim shkëmbor ndan gjirin në dy pjesë, të cilat populli i ka emëruar Spileja dhe Potami. Në relievin e Spilesë është ndërtuar Himara bregdetare. Në brigjet shkëmbore të Adriatikut dhe Mesdheut , gjiret nuk mungojnë, por veçantia e Himarës dhe Livadhit qëndron në bregun turistik ranor.Vlen të theksohet se në 46 270 km vijë bregdetare të Mesdheut brigjet urbane ranore janë të numëruara. Rëra vlerësohet si aseti më i vye; sepse formimi i saj zgjat me shekuj . Ajo duhet të ruhet me fanatizëm; sepse i shërben direkt njeriut si shtresë dhe mbulesë, për orë të tëra gjatë banjove detare; sepse i dhuron pushuesve kënaqësinë e rezatimit, ekspozenë e trupit ndaj natyrës dhe mjedisit, masazhin, komunikimin me detin dhe ambientin, lojrat, gjimnastikën, argëtimin shoqëror dhe familjar etj. Zbavitjet dhe pushimet në brigjet ranore mbesin si evenimente të bukuara në kujtesën njerëzore, sidomos fëmijëve . Duke shtuar dhe bonusin se ujrat e Jonit grek dhe shqiptar janë më të pastërta në gjithë Mesdheun, nënkupton se banjot detare në gjirin e Himarës apo Livadhit mbesin një dëshirë, pasión, lakmi, për gjithë shqiptarët, Ballkanin dhe europianët.Të prishësh raportin natyral delikat të vijës bregdet–rërë-largësive të detyruara urbane përbën një krim ekonomik, shoqëror , ambiental etj.

Betonimi i bregdetit ranor të Himarës

Vitet e fundit interesimi për pushimet në bregdet janë shtuar: sidomos për të pushuar në brigjet e Jonit më në krye brigjet e Himarës, Livadhit etj. Natyrisht janë shtuar dhe investimet publike dhe prívate. Por ndërtimet në vijën delikate bregdetare po realizohen pa asnjë plan unik perspektiv. Në dt.23/3/2021, së bashku me prof. Sazan Guri vizituam bregdetin e Livadhit dhe Himarës. Banorët e Livadhit kishin bllokuar punimet e një projekti që parashikonte të betononte bregun ranor dhe na ftuan për një vlerësim 2 gjeoteknik. Në bregdetin e Himarës gjendesh para një krimi ndërtimor, himariot dhe kombëtar. Ndërsa në bregdetin e Livadhit kishin hapur llogoret e një ndërtimi anti turistik . Në fig.1, jepen pamjet e betonimit të sipërfaqes ranore bregdetare , duke zvogëluar gjerësinë detare në 10- 15-20 m, nga 40-50-60 m, që ishte në mënyrë natyrale. Platformat e betonit janë të ndara në fasho horizontale betoni duke përdorur dhe kallëpe metalike për kufizimet e shtresave.  Në qoftë se nuk e sheh të ndërtuar askush nuk do ta besojë. Nuk ka në nivel Mesdheu projekte turistike, që mbulojnë me beton  shtresat ranore të banjove detare. Aq më tepë në brigjet e Jonit shqiptar ku rëra bregdetare është shumë e kursyer. Rëra në Mesdhe është e shënjtë . Mbulimi i rërës balneare me Beton të Armuar është një ndërtim anti mjedisor, anti turistik, anti funksional, anti ambiental, antikomunal, anti ekonomik, anti shoqëror. Thjesht është një ndërtim kriminal në nivel kombëtar. Qoftë nga padituria, qoftë e detyruar apo i paguar nga grupe, që kërkojnë të dëmtojnë dhe prishin turizmin elitar të Himarës , mbulimi i bregdetit ranor me pllaka betoni është një krim i pastër ekonomik. Duhet të shkojnë në bankën e akuzës autorët e detyrës të projektimit ose atyre që kanë kërkuar një ndërtim të tillë,  ata që e kanë miratuar, financuar dhe lejuar. Bashkëpunëtorë në këtë krim është dhe Bashkia e Himarës, financuesit F.Sh.Zh, autorët e projektit dhe reçenca e studimit. Ky projekt barbar duhet të ndëshkohet nga ana juridike apo administrative, që të mos përsëritet më. Nga ana fizike duhet të prishet menjëherë dhe bregdeti ranor të sillet në dimensionet natyrale. Kjo është një detyrë pa snjë hezitim i Bashkisë Himarë. Në planin moral, betoni i rërës bregdetare nuk nderon jo vetëm himariotët vëndas, por të gjithë himariotët apo intelektualët e bregut që vlerësohen si burra të mënçur e kurajoz në nivel kombëtar. Por shkatërrimi i brigjeve ranore ka vazhduar dhe me ndërtimin e murit betonik të Lungo Mares në bregdetin ranor të Vlorës. Në konceptin fizik dëmtimi i rërës balneare në gjirin e Spilesë , Himarë , është vazhdim i konceptit të murit betonik të Lungo Mares apo Lungo Ferrit.

Betonimi i bregdetit ranor të Livadhit.

Bregdeti i Livadhit përbën një dhuratë natyrore turistike për Himarën , Shqipërinë dhe Mesdheun. Prurjet e përroit të Vishës dhe basenit, janë filtruar dhe seleksionuar nga dallgëzimet detare dhe kanë krijuar një bregdet ranor me gjatësi L=1200-1350m. Që me pak përpunime të shpateve kodrinore fundore, realizohen lidhjet rrugore të detyruara me gjirin e Spilesë dhe brigjet e Jalit. Por padituria e pushtetit qëndror dhe vendor, gjirin e Livadhit e ka lënë në kufijtë natyrorë. Asnjë lloj investimi, asnjë lloj ndërhyrje apo ndihmese për pronarët që realizojnë një  aktivitet sezonal turistik. Kohët e fundit grupet e interesit Fig. Fragnent Pamje aktuale nga fashot e betonuara në plazhin ranor të bregdetit të Spilesë (Himarë) 3 kanë hartuar një projekt që parashikon ndërtimin e një pedonale mbi shtresën cilësore të rërës balneare. Pa llogaritur difektet e tjera teknike. Projekti është hartuar pa asnjë konsultim publik apo ndonjë oponencë teknike. Nga ana fizike projekti është një vazhdim i ndërtimeve në gjirin e Spilesë . Të betonosh hapësirat e kursyera dhe të ralla ranore të gjirit delikat të Livadhit. Kjo përbën një krim turistik kombëtar. Nuk gjej fjalë për të përkufizuar jo projektet, por zhgaravinat që shkatërrojnë bregun e Livadhit.  Duhet ta theksoj edhe një herë se rëra balneare është flori kaluar floririt në brigjet e Mesdheut. Ajo duhet shpallur e shenjtë dhe super e mbrojtur në brigjet e Adriatikut , por sidomos të Jonit. I gjithë bregdeti i Jonit ka nevojë për projekte , por sidomos Livadhi. Projektet e gjireve detare janë shumë delikate . Ato kanë një kusht të detyruar , që izoipsi vijës ujore dhe bregu ranor të mos preken. Projektet e infrastrukturës, pedonales , qarkullimit brendshëm , parkimeve, tranzitit, mjeteve , duhet të zgjidhen pa prekur rërën e shënjtë. Po të mos ishte rëra nuk do të ishte ndërtuar as Himara, as Livadhi . Duke parë me kujdes nga disa pozicione altimetrie , në livadh mund të ndërtohen të gjitha kategoritë e ndërtimeve të infrastrukturës dhe rrjetit komunal pa cënuar brigjet ranore. Mbështetur në konceptet mesdhetare të trajtimit të brigjeve turistike, artikulli i bën thirrje pushtetit vendor dhe qëndror të rikonceptojë projektin në bashkëpunim me komunitetin. Nga ana tjetër i bën thirrje komunitetit të ndërmarrë të gjitha masat juridike dhe administrative për të mbrojtur interesat e gjirit turistik të Livadhit nga projektet, që shkatërrojnë perspektivën e zhvillimit turistik të Gjirit të Livadhit.

Bregdeti i Jugut Shqiptar.

Adriatiku dhe Joni shqiptar ndahen si kufij ujorë në gjirin e Vlorës, ndërsa si territore ndahen nga gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit. Bregdeti i Jonit shqiptar, i vështruar nga Llogoraja dhe lartësitë e shpatit perëndimor të Karaburunit ofron pamje të një bukurie natyrore të rallë, qetësuese, mbresë-lënëse, me reflekse e kolore që ndryshojnë në varësi të rezatimit Jug-Perëndimit. Këto vizione panoramike, të shoqëruara me mozaikun e gjireve, gjelbërimin, thyerjet e pakta shkëmbore, planet e rërave balneare mbeten unike në brigjet e Mesdheut . Por veçoritë e Jonit shqiptar nuk mbarojnë. Ai shoqërohet gjatë gjithë bregut nga kurora e zgjatur e maleve të Çikës dhe Vetëtimës që arrijnë lartësitë deri 2041m. Imponenza e bregut malor në planin horizontal gjendet 12-18 km larg dhe brenda saj ka thyerjet.  Plazhi i Livadhit……Gjerësia Ranore B=60m L=1200-1350m. Plazhi Himarës……Gjërësia Ranore B=±60-70m L=2650m. Gjatësia e kordës Gjirit D=1450m. Fragment pamje Gjirit i Himarës. Harta top 1982,  L=1350 m Vija Bregdetare D=1450 m. Gjiri Himarës Bregdeti Ranor B=40-60m. Plazhi i Livadhit. Plazhi i Potamit. Plazhi i Spilesë  Bregdeti Ranor B=50-70m. Vija Bregdetare L=2650 m 4 shkëmbore ,ondulacionet kodrionore ,ku janë ndërtuar qendrat e banuara të Palasës, Dhërmiut, Vunoit, Iliasës, Himarës, Borshit.Veç tyre Joni shqiptar zotëron dhe relievin e butë argjilor bregdetar. I cili lejon që 96 % e Koridorit Turistik Jug-Perëndimor të ndërtohet pranë vijës bregdetare dhe lejon që mbi 50% e bregut detar të përpunohet si brigje natyrale ranore. Ndërsa përrenjtë kodrinoro-malor dhe baseni ujëmbledhës, në pjesën fundore kanë depozituar prurjet ranore të cilat treni i dallgëzimeve ka përpunuar deltat duke krijuar gjire balneare , turistikeetj. Bregdeti i Jonit shqiptar deri në lartësitë 0-400 m është i gjithi një ballkon natyror urbano-turistik , klimaterik ,urban që nuk gjendet në këto dimensione e bonuse në brigjet e Adriatikut dhe Mesdheut. Kryeqyteti balnear në belvederen e Jonit, padyshim është bregdeti i Himarës, dhe në vijim Livadhit, Borshit, Sarandës , Jalit, Dhërmiut, Qeparoit, Bunecit, Qefalit etj. Në një reliev shumë herë më të thyer dhe të ashpër, se hapësira Rrugët e Bardha (Përroi Palasës)-Himarë ,është ndërtuar qyteti Gjenovës në Itali dhe ata krenohen se bashkë-jetojnë me detin. Ndërtimi i Korridorit Turistik Bregdetar do ta shpejtonte urbanizimin e vijës bregdetare të Jonit dhe Adriatikut shqiptar. Por koridori bregdetar nuk duhet të kalojë në tynelin e Llogorasë apo të fillojë në lartësitë e urës të Palasës .

Ai duhet të kalojë në fushën e Ravenës mbi Pasha Liman dhe të zbresi në bregun Jugor të Karaburunit në një lartësi 10-30m lart nga sipërfaqja detare. (shih fig). Duke ndjekur parashikimet e xhvendosjeve urbane për arsye klimaterike, parashikohet që në vitet 2050 , mbi 30% e popullsisë botërore, mbi 2,4 miliard ,të vendoset pranë burimeve ujore. Kjo nënkupton që në perspektivën e afërme shqiptarët do të kenë si objektiv strehimin në vijën bregdetare. Nga ana fizike relieve i bregdetit shqiptar siguron nivel të lartë urbanizimi , duke pasur si prapavijë luginat agrobujqësore dhe qendrat e banimit dhe prodhimit egzistues .Të komunikosh apo shkelës bregdetin shqiptar duhet të përshkosh një distancë 2,5 herë më tepër se vija bregdetare, ndërsa në Jon duhet të konsumosh tre herë më tepër se udhëtimi bregdetar.P ër të drejtuar vendin, të paktën 100 vitet e fundit shqiptarët nuk kanë pasur fat me udhëheqësit e tyre. Ata kanë ardhur në krye duke vjedhur pushtetin ose votat dhe largohen duke abuzuar ose duke vjedhur të ardhurat vendore. Për perspektivën ekonomike në lidhje të ngushtë me burimet natyrore nuk ka studime e programe afat gjata. Marrëdhënia e shqiptarëve me bregdetin më cilësor të Adriatikut dhe Mesdheut është primitive, barbare dhe anti perspektive, anti urbane dhe anti turistike. Megjithëse natyra i ka dhuruar popullit të vuajtur shqiptar , truallin dhe bregun nga më cilësorët në nivel mesdhetar, nuk i ka dhënë mëndjen për ta gëzuar atë. Ndërtimet në gjiret e Himarës dhe Livadhit janë dëshmi e marrëdhënieve tona me detin.